Berisha merr kredi për zgjedhjet
Bëhet fjalë për të paktën 150 deri në 200 objekte, kryesisht rrugë, të cilat do të inaugurohen brenda gjashtëmujorit të parë të vitit, që përkon me fundin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Skenari është i qartë. Kryeministrit do t‘i vihen në dispozicion rrugë, shkolla dhe ujësjellës, të cilat kanë përfunduar dhe do të përfundojnë, dhe që presin shiritin e inaugurimit. Zyrtarisht fushata elektorale nis më 28 maj, një muaj para datës së zgjedhjeve, por Kryeministrin Berisha nuk e ndalon ligji që prerjet e shiritave t‘i nisë më 1 maj. Nisur nga ky afat dhe numri i rrugëve, Kryeministri parashikon të inaugurojë të paktën çdo ditë tri rrugë. Për të vënë në zbatimin skemën, e cila ka nisur me kohë të hartohet nga Kryeministria, do të vihen në dispozicion fondet e buxhetit, të mbështetura nga kredia tregtare 250 milionë euro, e cila pritet të merret këto ditë.
Plani
Qeverisë i nevojiten më shumë fonde se kurrë, nisur nga procesi i afërt zgjedhor. I gjithë buxheti për investimet do të jetë rreth 1 miliard dollarë, diçka më pak se viti 2008, por që nuk "tkurr" planin e rritjes së shpenzimeve në ato objekte ku qeveria ka interes. Për ta zgjeruar më tej planin e inaugurimeve, qeveria do të marrë një fond mbështetës nga kredia tregtare prej rreth 250 milionë eurosh. Fondi që do të përdoret për fushatë konsiderohet i mjaftueshëm për të hapur rrugë të reja dhe për të përfunduar në kohë rekord, para datës së zgjedhjeve, objektet që kanë nisur në 2008-ën. Por Ministria e Financave nuk pranon që fondi 250 milionë eurosh do të përdoret për fushatë. Shehu, duke folur për gazetën, tha se kredia do të garantojë një mbështetje më të madhe buxhetore. "Nuk ka një objekt të mirëfilltë se ku do të përdoret kredia. Ndryshe nga qëllimi që kishim në 2007-ën, kur shuma u mor për Rrëshen-Kalimashin, kësaj here kredia do të shkojë për objekte nga më të ndryshmet, që kryesisht janë rrugë", tha zv/ministri.
Kredia
Ndryshe nga se ishte planifikuar, kredia prej 200-250 milionë eurosh do të merret nga bankat e huaja jashtë vendit. Këtë fakt e garanton Shehu, duke siguruar që tregut bankar në vend mos t‘i krijohen boshllëqe likuiditeti. "Në këtë situatë, nuk na intereson që sistemit bankar në vend t‘i merren 250 milionë euro, pasi pengon likuiditetin. Marrja e kredisë jashtë do t‘i japë mundësi biznesit për më shumë financime nga bankat", tha zv/ministri. Hapja e ofertave ishte parashikuar të kryhej dje, por pushimet e fundvitit sollën shtyrje të afatit më 30 janar 2009.