Kartat e identitetit, fillon shpërndarja e kuponëve në posta
Ka filluar sërish dje procesi i pezulluar i shpërndarjes së kuponëve të domosdoshëm për aplikimin në pajisjen me kartat e reja të identitetit. Janë plot 20 mijë kuponë që kanë mbërritur në sportelet e Postës Shqiptare në të gjithë kryeqytetin. Një informacion i tillë është konfirmuar dje nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorrea. Ai deklaroi dje se "kanë ardhur në zyrat e postave 20 mijë kuponë që do t‘u shpërndahen aplikantëve për kartat e identitetit". Ndërkohë që deri dje në mesditë fluksi i qytetarëve në sportelet postare ka qenë sërish shumë i madh. Kjo ka bërë që deri në këtë kohë të tërhiqeshin jo pak, por 11 mijë kuponë. Por sërish drejtori i postës garanton se nuk do të ketë më mungesa të këtyre mandat-arkëtimeve deri në momentin e pajisjes së të gjithë qytetarëve me kartat e identitetit.
Ai ka siguruar për një shpërndarje korrekte, ndërsa ka theksuar se puna në sportelet postare do të vijojë për të gjitha ditët e javës pa pushim, madje edhe të shtunën e të dielën. "Zyrat tona punojnë çdo ditë nga ora 07:30, deri më 19:30, nga e hëna në të shtunë dhe vetëm ditën e diel orari ndryshon dhe bëhet 08:00 deri më 15:00", shprehet Gorrea.
Puna për pajisjen e qytetarëve me kartat e reja të identitetit ka vijuar edhe në njësitë bashkiake, ndonëse me ritme më të ngadalta nga sa ishte parashikuar. Kjo edhe për shkak të faktit se ky është një proces që kryhet për herë të parë, por mbi të gjitha prej procedurave si regjistrimi elektronik i shenjave të gishtërinjve, fotoja dixhitale dhe hedhja e gjeneraliteteve të gjithsecilit në një formular të veçantë.
Ndërkohë që mungesa e kuponëve për të kryer pagesën e këtyre letërnjoftimeve elektronike gjatë këtyre ditëve shkaktoi radhë të gjata në sportelet e postave. Njëkohësisht, shumë qytetarë janë shprehur të trembur edhe prej masave shtrënguese të deklaruara nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të gjithë ata që do t‘i shmangen aplikimit në kohë për karta identiteti. Në situatë më të vështirë prej këtyre sanksioneve duket se janë emigrantët, studentët e regjistruar në universitetet jashtë vendit, por edhe biznesmenët e punonjësit e tyre, të cilët në rast se nuk pajisen në kohë me këto karta, mund të kenë probleme gjatë kalimit në kufirin shqiptar. Gjithashtu, edhe të moshuarit nxituan që të aplikonin për kartat e reja pas presionit të qeverisë se nuk do të merrnin pensionin në kohën e caktuar. Ata që e kanë pasur më të thjeshtë aplikimin për kartat elektronike kanë qenë punonjësit e administratës, të cilët janë pajisur me kuponë për vete dhe familjarët e tyre pranë institucioneve përkatëse. Qeveria nga ana tjetër miratoi edhe tarifat e reja më të ulura për disa kategori qytetarësh, rimbursimi për të cilat do të bëhet sapo të lëvrohet fondi.
Qytetarët, të pajisur me kupon, drejtohen në zyrën e ngritur pranë njësisë bashkiake përkatëse, për të bërë aplikimin. Nga koha e realizimit të kësaj procedure, qytetarit i duhen 2 javë për të marrë në dorë kartën e tij të identitetit. Autoritetet njoftuan se mospajisja me kartën e identitetit, përveçse do të jetë pengesë për përfitimin e një sërë shërbimesh, do të shoqërohet edhe me sanksione