Milan, në janar vijnë Ager dhe Mationi
Gremio ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të krahut, Felipe Mationi te Milani. Braziliani 20-vjeçar, i cili zotëron edhe pasaportë italiane, do të jetë menjëherë në dispozicion të Ançelotit. Lojtari, cilësohet si pasardhësi i Kafusë. Ndërkohë, "Djalli" ka gjetur marrëveshjen edhe për 24-vjeçarin e Liverpulit, Daniel Ager. Për mbrojtësin danez, kuqezinjtë i kanë paguar skuadrës angleze 7,5 milionë sterlina (afro 9 milionë euro), ndërsa lojtari firmosi kontratë 4-vjeçare në Milano.