Spitali i Tiranës, rehabilitohet Pediatria dhe Neurologjia
Këtë vit në QSUT do të vazhdojë ndërhyrja për rikonstruksionin e spitalit të Neurologjisë dhe atij të Pediatrisë, shoqëruar kjo edhe me blerjen e aparaturave mjekësore bashkëkohore. Një financim i rëndësishëm në këtë program konsiderohet dhe faza e dytë e projektit për ndërtimin dhe pajisjen e spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, kredi e bankës së Këshillit të Evropës-CEB. Gjithashtu, këtë vit parashikohet të përfundojë dhe rikonstruksioni i spitalit universitar "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. Përmirësimi i infrastrukturës së shërbimit të kujdesit spitalor zë një vend të rëndësishëm në "qesen" e shëndetësisë.
Investimet për përmirësimin e infrastrukturës spitalore zënë rreth 63% të tij, të totalit të shpenzimeve kapitale për Ministrinë e Shëndetësisë për 2009, që është 4.3 miliardë lekë.
Një pjesë të konsiderueshme në këtë fond zënë investimet në
qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.
Janë parashikuar ndërhyrje në rikonstruksionin e spitaleve ekzistuese, kurse ndërtimet e reja janë përqendruar kryesisht në shtesa aneksesh, apo ambientesh ndihmëse të spitaleve.
Edhe këtë vit do të vazhdojë financimi i rikonstruksionit të spitaleve rajonale si i atij të Korçës, spitali i Gjirokastrës, i Fierit, Delvinës, ku krahas ndërtimit dhe rikonstruksionit të tyre, është parashikuar dhe kompletimi me pajisje, si dhe blerja e aparaturave dhe pajisjeve mjekësore. Sakaq, 2009 mendohet të jetë i mbarë si për blerjet e vogla, ashtu edhe për ato të mëdha në spitalin "Nënë Tereza". Sipas disa prej parashikimeve të bëra nga administrata e spitalit, këtë vit do të jenë pjesë e "arkivit" mjekësor. Një akselerator linear, teknikë e avancuar e terapisë me rreze, si dhe pajisja e liptotripit që thyen gurët në veshka, do të blihen të reja dhe do të vendosen pranë shërbimeve përkatëse. Duke qenë se akseleratori nuk u vendos në shërbimin e Onkologjisë dy vjet më parë, si pjesë e një donacioni të huaj, as pajisja e liptotriptit nuk u arrit të rregullohej, por u vendos që në planifikimet për blerjet e vitit 2009 të ishin pjesë edhe këto dy pajisje "luksoze".