Vaksinat e rëndësishme që duhet t‘u injektohen fëmijëve
Pesë vaksinat më të rëndësishme për fëmijët, të bashkuara në një të vetme, do të mbërrijnë në vendin tonë në muajin mars. Një nga projektet më të rëndësishme për investimet këtë vit është edhe sistemi i imunizimit, në mënyrë të veçantë për fëmijët.
Kjo pentavaksinë, që do të përfshijë në një dozë të vetme pesë masa mbrojtëse, nuk është vetëm një risi, por në të njëjtën kohë edhe shumë e "dashur" për fëmijët, të cilët nuk do bëjnë pesë gjilpëra, por një të vetme, e cila do të jetë e barasvlershme me pesë. Pas futjes së këtyre vaksinave, këtë vit në Shqipëri pritet të futen edhe vaksina të tjera të rëndësishme, por në mënyrë private, derisa të piqen kushtet kur ato të bëhen pjesë e kalendarit të vaksinave dhe të rimbursohet e gjithë kostoja nga shteti. Ministria e Shëndetësisë pak kohë më parë ka bërë publik projektin për sa i takon sistemit të imunizimit në vendin tonë dhe në të njëjtën kohë cilat do të jenë projektet afatgjata dhe afatshkurtra për kalendarin e vaksinimit për popullatën shqiptare.
Pentavaksina
Një projekt i Institutit të Shëndetit Publik, me ndihmën e donatorëve të huaj, të cilët kryesisht sponsorizojnë në fushën e vaksinave, do të sjellë një metodë të re mbrojtjeje. Një masë vaksinash brenda një "ene" të madhe. Kjo do të jetë pentavaksina, ose ndryshe polivaksina. Në këtë mbështjellë mbrojtëse do të përfshihet vaksina e difteritit, tetanosit, pertusit (kolla e mirë), Hepatiti B dhe hemofilus influenca (meningjiti). Të gjitha vaksinat që sot kryhen një nga një, sipas një kalendari të përcaktuar shëndetësor, do të bëhen një herë në dy muaj dhe të gjitha së bashku. Mbledhja e pesë vaksinave për parandalimin e pesë sëmundjeve në një shiringë (ose në një vaksinë pentovax), do të mundësojë që fëmijët në moshë të vogël të injektohen vetëm një herë. Fatura e kostos për futjen e pentavaksinës në shërbimin tonë shëndetësor do t‘i kushtojë fondit të shëndetësisë shqiptare rreth 640 mijë dollarë. Megjithatë, e gjithë fatura do të paguhet me bashkëfinancim. Kjo do të thotë se një pjesë e vaksinave do të paguhen nga donatorët ndërkombëtarë dhe një pjesë do të përballohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Vaksina të tjera
Në kalendarin e vaksinave do të shtohen edhe doza për parandalimin e sëmundjeve të tjera. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se ka gati projektin dhe përfshirja e tyre do të bëhet vit pas viti. Plani i ri i vaksinimit do të përfshijë vaksinat kundër Hepatitit B tek adoleshentët, vaksina kundër Pnemokokut, si dhe vaksina për Hepatitin A dhe HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës. UNICEF, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë diskutuar dje për programin e ri të vaksinimit të popullsisë, i cili do të përfshijë jo vetëm moshat e vogla, por edhe moshat 15 deri në 17 vjeç. Sipas planit të ri, në vitin 2010 do të futet vaksina kundër Pnemokokut, në vitin 2011 vaksina Rotavirus, si dhe vaksina për Hepatitin A dhe HPV (kundër kancerit të qafës së mitrës). Sakaq, për futjen e këtyre vaksinave në mënyrë private është duke u negociuar mes grosistëve, apo quajtur ndryshe furnizuesve të "mëdhenj" të ilaçeve.