E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha merr mbeshtetje nga BE për liberalizimin e vizave

Kryeministri Sali Berisha siguron mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat si dhe për liberalizimin e regjimit të vizave. Kjo garanci i është dhënë kryeministrit Berisha gjatë forumit ekonomik të Davosit, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin e Belgjikës, Danimarkës, Lituanisë, Suedisë si dhe me personalite të tjera të politikës europiane.Gjithashtu kryeministri Berisha ishte i pranishëm në takimin privat të zhvilluar me praninë e të gjithë kryetarëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në forumin ekonomik të Davosit. Në këtë takim Kryeministri Berisha tha se Shqipëria është një nga vendet e pakta që ende nuk është prekur nga kriza ekonomike globale dhe për më tepër nuk rrezikon të preket shumë. Gjatë darkës kryeminstri Berisha bisedoi gjithashtu me analistin e njohur amerikan Farid Zakaria lidhur me krizën botërore. Kryeministri e cilësoi babëzinë njerëzore si një nga shkaqet kryesore të kësaj krize të paprecedent.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›