E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Suedisë mbështet Berishën në rrugën e integrimit

>Kryeministri Berisha, gjatë qëndrimit të tij në Davos, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me homologun suedez, Fredrik Reinfeldt. Tema qendrore e diskutimit u fokusua tek potencialet që Shqipëria që ofron për investitorët suedezë në fusha të ndryshme, duke nënvizuar turizmin, shfrytëzimin e pasurive minerale, si dhe shfrytëzimi i burimeve energjetike të vendit. Kryeministri suedez është shprehur se investitorët suedezë kanë treguar interes për të ardhur dhe investuar në Shqipëri, duke u nisur edhe nga reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, e cila ka ndryshuar perceptimin që kanë europianë për këtë vend. Berisha është ndalur gjatë tek reformat e gjithanshme të ndërmarra për të krijuar një klimë sa më të favorshme për biznesin e huaj, në reformën e sistemit fiskal, që e ka shndërruar vendin në një nga vendet me taksat më të ulëta në Europë, në luftën e pandërprerë kundër korrupsionit dhe krimit në vend etj. Nuk kishte si të anashkalohej  pa diskutuar edhe çështja e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Suedia është një vend që favorizon zgjerimin e BE me vende të Ballkanit Perëndimor, i cili merr Presidencën e BE pas Presidencës çeke. Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin suedez me të gjitha rezultatet e arritura në plotësimin e standardeve të kërkuara. Për këtë, Reinfeldt u shpreh qartësisht pozitiv për procesin e Shqipërisë si vend kandidat. Një tjetër çështje tepër e rëndësishme në diskutim ishte dhe procesi i liberalizimit të vizave. Kryeministri i Suedisë i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimin e tij pozitiv për këto hapa të bashkërenduara me BE-në, të ndërmarra me vendosmëri nga Shqipëria, veçanërisht kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›