Grupi i Punës BE-Shqipëri diskuton për përmbushjen e reformave për anëtarësimin në BE

>U diskutua për pikëpamjet e zhvillimit të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.
Fushat e transportit, energjisë, mjedisit dhe zhvillimit rajonal, kanë qenë temat e diskutimit midis grupit të punës të Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare. Këto takime vazhduan edhe ditën e djeshme duke u fokusuar rreth ecurisë së reformave të cilat do të përmbushin standardet për integrimin e Shqipërisë në BE. Ditën e djeshme palët kanë vijuar me takimet e tyre të rregullta për të shkëmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së. Diskutimet janë përqendruar në një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Ndërmjetme nga Shqipëria si dhe me përgatitjet e saj për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, në fushat e transportit, energjisë, mjedisit dhe zhvillimit rajonal. Bashkimi Europian, në kuadër të pranimit të Shqipërisë në strukturat e veta, i ka vënë disa kushte vendit tonë, të cilat kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme në planin e reformave ekonomike. Kështu që disa nga zhvillimet e fundit si planet qeveritare dhe parashikimet buxhetore për transportin rrugor, hekurudhor, ajror, ujor dhe të kombinuar, u prezantuan dhe u diskutuan në detaje. Duke sjellë në vëmendje shqetësimet e fundit mbarë globale përsa i përket burimeve energjetike në zhdukje, një vend të rëndësishëm në takim zunë edhe diskutimet rrugët që do të ndiqen për të siguruar burime të reja. Për këtë, takimi u mbështet kryesisht tek zbatimi i Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që ka të bëjë me efiçencën energjetike dhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme, sigurinë bërthamore si edhe strategjitë për furnizimin e sigurt me energji. Në kuadër të diskutimeve me temë ambientaliste, fokusi kryesor u vu tek çështjet e menaxhimit të zonave të nxehta të ndotjes në vend, strategjitë për ujin dhe higjienën, konventat ndërkombëtare mbi mbrojtjen e natyrës, mbledhja e mbeturinave etj. Pavarësisht rezervave të shprehura në takim, Komisioni Evropian mori në konsideratë përparimin e raportuar dhe e inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet e saj për t'u përgatitur për hyrjen në fuqi të MSA-së. Një zbatim i kënaqshëm i MSA-së, duke filluar më çështjet tregtare të Marrëveshjes së Ndërmjetme, është i rëndësishëm për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë drejt BE-së. Për më tepër, përparime në fusha si transporti, energjia dhe mjedisi mund t'i shërbejnë ndjeshëm zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të saj. Komisioni theksoi se do të vazhdojë të luajë rolin e vet në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara me Shqipërinë dhe më gjerë në procesin e Stabilizim-Asociimit. Autoritetet shqiptare e siguruan Komisionin se do të vazhdojnë të tregojnë vendosmëri në përmbushjen e detyrimeve që kanë ndërmarrë. Viti 2009 pritet të jetë i rëndësishëm në proceset integruese jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi. Këto vende janë duke pritur përgjigje nga BE lidhur me liberalizimin e vizave për zonën Shengen, pasi kanë nisur procesin e negociatave për këtë çështje. Për këtë duhen së pari të plotësohen disa standarde për kontrollin e kufinjve, për sigurinë e dokumenteve, për rendin, për të drejtat e njeriut si dhe marrëdhëniet me jashtë. Ndërsa ekonomia e vendit ndodhet në një gjendje të vështirë për të përballuar sfidat e integrimit të mëtejshëm, pas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE. Kriza ekonomike që ka pushtuar gjithë globin, vë në rrezik potencial edhe performancën ekonomike të vendit për shkak të brishtësisë së reformave, prandaj Grupi i Punës i Komisionit Evropian dhe autoritetet shqiptare vazhdojnë takimet e tyre normalisht për të parë se ku ndodhet vendi në rrugën e tij të reformave. Një nga kushtet kryesore që duhet të plotësojë Shqipëria për liberalizimin e vizave me BE-në është prodhimi dhe pajisja e qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike. Gjithashtu, një tjetër kërkese me peshë është zbatimi i strategjisë së luftës kundër krimit të organizuar, me një plan veprimi me afate të përcaktuara kohore e të mbështetura nga burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare. Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të pasurive të kriminelëve, apo dhe zbatimi i strategjisë kombëtare kundër trafikut të drogës, janë të tjera kërkesa që duhen plotësuar nga pala shqiptare. Ndërkohë, një ndër shqetësimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësorit ku kërkohet një bashkëpunim i ngushtë me strukturat gjyqësore e të prokurorisë me shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e rajonit.