E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhgënjen Sllovenia, jo anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO

>Parlamenti Slloven ka bllokuar përkohësisht ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO. Lajmi i bërë i ditur mediat sllovene i referohet një debati të ashpër politik mes opozitës dhe mazhorancës. Debati i ka rrënjët tek problemet e hershme mes Kroacisë dhe Sllovenisë për shkak të kufijve shtetërorë. Menjëherë pas rrëzimit të miratimit të ratifikimit kanë ardhur reagime të forta nga opozita sllovene. Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor është shprehur i tepër i shqetësuar pas asaj që ndodhi në parlament.
Jam plotësisht i befasuar me sjelljen e partisë më të madhe opozitare, e cila konteston edhe politikën e Sllovenisë në raportet ndërkombëtare, ka deklaruar Pahor. Sipas tij, ajo që ndodhi në parlament prek drejtpërdrejt besueshmërinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë ndaj shtetit të Sllovenisë, sepse për anëtarësimin e tyre në NATO është i domosdoshëm ratifikimi. Po sipas mediave sllovene, ky është një bllokim i përkohshëm pasi në  ditët në vazhdim pritet të ketë zhvillime pozitive për një ratifikim të shpejtë të protokollit. Mësohet gjithashtu se në javën e parë të shkurtit, Parlamenti slloven mund të mblidhet sërish për të hedhur edhe një herë në diskutim për votim, ratifikimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Nga ana tjetër NATO i trembet një referendumi në Slloveni për ratifikimin e protokollit që mund të votohet kundër për shkak se populli slloven ka një histori të vështirë për të zgjidhur me Kroacinë në lidhje me kufijtë e dy shteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›