LSI: Bashkia po abuzon me paratë e qytetarëve
LSI akuzon Bashkinë e Tiranës se po abuzon me paratë e takspaguesve të kryeqytetit. Sipas LSI-së një nga dëshmite e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës është edhe tentativa për të mbuluar gropat në sheshin "Skënderbej" mbrëmjen e së premten, në mes të shiut.Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili, i ndodhur afër punonjësve të cilët ankoheshin se shiu i madh, do të prishte punën e tyre, ka deklaruar se ky është një rast flagrant dhe i dënueshëm, sepse mbulimi i këtyre gropave të vogla me zift, nuk e mbulon dot atë gropë të madhe që ka krijuar Bashkia e Tiranës nga shpërdorimi i buxhetit të qytetarëve. Edhe njëherë Vasili ka kërkuar nga Kryetari i Bashkisë Rama të ulet me anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe të diskutojë për këtë buxhet.