Bumçi-opozitës: Ligji është kushtetues dhe do të zbatohet
>Pas depozitimit të kërkesë-ankimimit në Gjykatë n Kushtetuese nga përfaqësuesi dhe deputeti i Partisë Socialiste për ligjin e dosjeve, i cili sipas socialistë ve është një ligj antikushtetues dhe shkel 28 nenet e Kushtetutë s ka reaguar dje në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Grupit parlamentar të PD-së Aldo Bumci duke akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste se po bën përpjekje për të penguar ligjin pasi kërkon të shpëtojë familjen e tij.
Morali për Ramën nuk ka asnjë vlerë. Rama kërkon të mbyllë arkivin familjar ka thënë Bumci në një prononcim për median pak pasi Partia Socialiste depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur si antikushtetues ligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë. Ligji i dosjeve është në fuqi, është kushtetues dhe do të zbatohet . Kërkojmë të ndajmë Shqipërinë nga e kaluara- theksoi zëdhënësi grupit PD,
Aldo Bumci.
Aldo Bumci.