E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha merr mbështetjen e Hungarisë për në NATO

• Kryeministri Sali Berisha ka marrë dje mbështetjen e homologut të tij hungarez Ferenc Gyurcsany për integrimin në NATO.Gjatë vizitës dyditore në Hungari kreu i qeverisë shqiptare ka prezantuar para krerëve më të lartë të shtetit progresin e Shqipërisë në prag të Samitit të Bukureshtit. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Kryeministri Gyurcsany u shpreh se Shqipëria dhe Hungaria ndajnë të njëjtin vizion për integrimin në NATO dhe në BE, që janë dhe qëllimet më të rëndësishme të Shqipërisë. "Ne besojmë në anëtarësimin tuaj në NATO, kemi mbështetur prej kohësh aspiratat tuaja për të qenë pjesë e NATO-s dhe kemi bërë çdo gjë të mundur për të mbështetur vendin tuaj në këto aspirata. Ju mund të mbështeteni tek ne në këtë proces, tha më tej Kryeministri hungarez Gyurcsany, ne vlerësojmë pozitivisht modernizimin e forcave tuaja të armatosura dhe kontributin e tyre në misionet paqeruajtëse përkrah NATO-s në Irak, Afganistan, Ballkan", theksoi Kryeministri hungarez. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi mbështetjen dhe ndihmën e për zhvillimin dhe prosperitetin e Shqipërisë nga ana e Hungarisë. Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi Kryeministrin Gyurcsany për mbështetjen që i kanë treguar dhe vazhdojnë t'i tregojnë procesit madhor të integrimit të vendit në NATO dhe në BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›