E Diel, 1 Nëntor 2026

Çaji jeshil mbron nga diabeti i sheqerit tip 2

• Çaji jeshil përmban disa substanca që arrijnë të mbrojnë nga diabeti i sheqerit.Të paktën kështu pretendojnë një ekip studiuesish të “Dundee University”, sipas të cilëve kjo pije arrin të mbrojë nga diabeti i sheqerit të tipit 2. Studiuesit skocezë, në bashkëpunim me kolegët e “Scottish Crop Research Institute”, kanë analizuar efektin e çajit të zi në laborator dhe kanë zbuluar se përbërësit e tij, si “teflavina” dhe  “terubigina”, arrijnë të bllokojnë mekanizmin e veprimit të insulinës. Në veçanti, shkencëtarët e drejtuar nga Graham Rena, kanë vërejtur se këto substanca arrijnë të imitojnë veprimin e insulinës në një proteinë, që te minjtë dhe krimbat e frutave, është parë që luan një rol kyç në marrëdhënien mes dietës dhe shëndetit. Sipas tyre, ka mundësi që këta përbërës të çajit të luajnë të njëjtin veprim në organizmin e njeriut, duke bërë të mundur parandalimin e zhvillimit të diabetit të sheqerit. Shkencëtarët skocezë kanë shpjeguar në numrin e fundit të buletinit shkencor “Aging Cell”, që megjithëse nevojiten ende studime të mëtejshme në këtë drejtim: “Për momentin bëhet fjalë për një studim fillestar që tregon për efektet dobiprurëse të çajit dhe përbërësve të tij në parandalimin e sheqerit, por dhe në ruajtjen e një shëndeti të mirë. Sigurisht që nevojiten eksperimente klinike më të thelluara te njerëzit, përpara se kjo hipotezë të ketë vlefshmëri shkencore”, ka nënvizuar Rena.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›