Eliminohen kampionët e Milanit
• Dy ekipe angleze: Arsenal, Mançester Junaitid dhe një spanjoll, Barcelona janë të kualifikuarat e mëdha. Liga e Kampioneve njohu kështu tre çerekfinalistet e para të martën në mbrëmje, ndërkohë që dita e mërkurë do të zbulojë tre emra të tjerë, pasi Inter-Liverpul do të luhet javën e ardhshme, më 11 mars 2008. Milani, kampioni në fuqi i Evropës, shkaktoi edhe surprizën më të madhe. Kuqezinjtë e Karlo Ançelotit u eliminuan nga “rioshët” e Arsenalit në “San Siro” duke humbur 0-2. Për djemtë e Arsen Vengerit realizoi Çesk Fabregas në minutën e 84-t, për t’i dhënë një përmasë edhe më tragjike humbjes së Milanit, Emanuel Adebajor shënoi në minutën e 90-të. Barcelona u kualifikua për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve me dy fitore kundër Sëlltikut të Gllazgout. Pas fitores 3-2 në “Hampden Park”, formacioni i Frenki Rajkard regjistroi një tjetër fitore, po me një gol diferencë. Golin e vetëm për skuadrën katalanase e realizoi Ksavi Hernandez në minutën e 3-të. “Djajtë e kuq” nuk mund të mungonin në çerekfinalet e Ligës së 52 të Kampioneve. Krisitano Ronaldo shënoi në minutën e 41-të golin që solli dhe kualifikimin e madh pas barazimit 1-1 në “Gerland” të Lionit. \\Rezultatet Milan - Arsenal 0-2/84’ Fabregas, 90’ Adebajor Barcelona - Seltik 1-03’ Ksavi Mançester U. – Lion 1-0 41’ Ronaldo Sevilja-Fenerbahçe 3-2 (2-3 pen)Alvesh 5’, Keita 9, Kanute 41’/ Deivid 20, 79’