Reuters: Në NATO vetëm Kroacia
• Në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Bukuresht, mund të marrë ftesën për anëtarësim vetëm Kroacia, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia mund të refuzohen.Lajmi bëhet i ditur nga agjencia "Reuters", që citon diplomatë të NATO-s. Njoftohet se ministrat e Jashtëm të NATO-s do diskutojnë të enjten për ftesat e mundshme për anëtarësim të Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Sipas burimeve të NATO-s, cituar nga "Reuters", Kroacia do të fitojë padiskutim një ftesë. Në pikëpyetje është ftesa për Shqipërinë e Maqedoninë. Maqedonia ka pengesë nga Greqia në lidhje me çështjen e emrit.