E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi pret kreun e FFK-së, Vokrrin

• Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Pallatin e Brigadave Kryesinë e Federatës kosovare të Futbollit të udhëhequr nga Kryetari i saj, ish-futbollisti i njohur kosovar, Fadil Vokrri.Gjatë takimit të ngrohtë dhe miqësor, Presidenti Topi shprehu urimet më të mira për pavarësinë e Kosovës, duke vënë në dukje që shteti më i ri, sovran, i pavarur, shumëetnik dhe që respekton të drejtat e pakicave sipas standardeve ndërkombëtare, e ka qetësuar përfundimisht rajonin tonë. Më tej, presidenti Topi vlerësoi kontributin e madh të lojtarëve kosovarë në përfaqësuesen e futbollit, duke shtuar se në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të gjithanshme, sidomos atyre sportive, mund të konsiderohet edhe organizimi i takimeve të ndryshme miqësore mes ekipeve shqiptare të futbollit dhe atyre kosovare. Përfaqësuesit e Federatës Kosovare të Futbollit, edhe në emër të të gjithë klubeve dhe udhëheqësve të futbollit kosovar, i shprehën mirënjohjen e thellë Presidentit Topi, Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar për rolin e çmuar e të pazëvendësueshëm në interes të çështjes së Kosovës dhe arritjes së pavarësisë së saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›