E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, nesër takimi i kryediplomatëve

• Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen nesër në Bruksel për të përcaktuar axhendën e Samitit të ardhshëm që do të zhvillohet në datat 2-4 prill në Bukuresht. Ky takim pritet të jetë shumë i rëndësishëm për tre vendet e Kartës Adriatik 3, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë të cilat pretendojnë të marrin ftesën për t'u anëtarësuar në vitin 2009, kur do të jetë edhe samiti i zgjerimit të aleancës. Burime diplomatike bëjnë të ditur se në takimin që do të zhvillohet nesër pritet të përcaktohet një përqindje e madhe e mendimit të Aleancës lidhur me këto tre vende. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de hop SHeffer, ka bërë të ditur se ftesat për vendet e A3 nuk janë ndarë ende dhe se këto vende duhet të vazhdojnë me reformat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›