E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr pjesë në konferencën e Partive Parlamentare Europiane

Kryeministri Berisha është nisur drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në konferencën me temë Ballkani Drejt Integrimit Evropian, në Parlamentin Evropian. Konferenca organizohet nga grupi i PPE në kuadër të mbështetjes ndaj vendeve të Evropës Juglindore në procesin e integrimit.

Berisha do të mbajë fjalën e tij në sesionin e parë me temë Procesi i Stabilizim Asociimit: Eksperienca, Sfida dhe Mundësi . Gjithashtu, Konferenca do të trajtojë çështje që lidhen me progresin aktual dhe të ardhmen e integrimit evropian të vendeve të Evropës JugLindore, si dhe mbi mbështetjen evropiane për Ballkanin, në lidhje me promovimin e një bashkëpunimi të fortë rajonal.
Në këtë konferencë, e cila do të hapet nga Kryetari i Grupit të PPE-së në PE, Joseph Daul, do të marrin pjesë dhe zëvendëskryetarët e Grupit Parlamentar të PPE-së, z.Gunnar Hokmark dhe z.Joannis Kasoulides, Kryeministri i Maqedonisë, Nicola Gruevski, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnie Hercegovinës Vjekoslav Bevanda, ish-kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor, i dërguari i posaçëm i BE-së në Bosnje- Hercegovinë Peter Sorensen, eurodeputetë si Elmar Brok dhe Eduard Kukan etj. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›