E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr pjesë në përurimin 'e-dogana': Rama analfabet për taksat

TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e 'e-dogana', një investim me vlerë 80 mijë dollarë. Me këtë investim tashmë cdo biznes paguan nga zyrat e veta. Berisha në aktivitetin e zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shoqërohej nga Ministri i Teknologjisë Genc Pollo dhe Ministri i Financave Ridvan Bode. 

Berisha gjatë fjalës së tij vlerësoi projektin duke thënë se ai rrit transparencën dhe shkurton kohën në pagesa. Kryeministri tha se platforma e mazhorancës është klima më miqësore e mundshme ndaj biznesit. 

“Asgjë, nuk pasqyron shtetin më shumë se dogana, dogana është institucion themelor i krijuar me krijimin e shteti është porta e hyrjes së tij dhe3 vendit, dhe kam kënaqësi të konstatoj përmirësime thelbësore që ju keni bëra gjatë këtyre viteve, përmirësime që janë pasqyruar në një qëndrim të ri dhe publikut ndaj jush. Hapat të mëdha janë arritur gjatë këtyre viteve. Platforma jonë është klima më miqësore e mundshme ndaj biznesit. Në këtë kontekst kërkesat biznesit duhet të shqyrtohen me interes të madh. Nëpërmjet euro doganës në mund të gjejmë cdo lloj dokument. Djalli qëndron në detaje, dhe ne detaje ne duhet te merremi gjer sa të bëjmë gjithçka të funksionojë sic duhet, të ulemi dhe të përmirësojmë shërbimin, gjërat e mëdha i kemi bërë”, theksoi Berisha. 

Shefi i qeverisë ndër te tjera tha se sot ëeshtë një ditë e vecvantë për vendin, pasi vendoset pagesa on-line dhe Shqipëria është ndër vendet e pakta që e vendos këtë shërbim. Berisha premtoi se 4 vitet që vijnë Shqipëria do kthehet në vendin lider në rajon për teknologjinë e lartë.

“4 vjecarin që vjen Shqipëria do të bëjë gjithcka për të shndërruar vend lider në rajon për teknologjinë e e lartë, kjo do sjell investime te huaja dhe do rrisë reputacionin e vendit dhe transparencën e të gjithë shërbimeve ne vend”, tha Berisha. 

BERISHA: RAMA ANALFABET PËR TAKSAT
Kryeministri Berisha nuk ka shmangur edhe në këtë takim sulmet për rivalin e tij në kahun politik të majtë, Edi Rama duke etiketuar si analfabet sa i takon taksave. Berisha siguroi biznesmenët për ulje të mëtejshmet ë taksave, që sipas tij janë rruga më e sigurtë e Shqipërisë.

“Garantoj biznesmenët se ulja e mëtejshme taksave është rruga më e sigurtë e suksesit të biznesit dhe punësimit të shqiptarëve. Ulja e taksave është rruga me e sigurtë për zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë. Para nesh një analfabet për taksa. Nuk është detyra e kryeministrit ti mësojë kryetarit të opozitë për taksa. Kjo nuk ndodh, nuk luhet me taksa. Një ditë vjen para Kryeministrisë me uniformë ceremoniale dhe proteston pse e detyrova të ulë tasat, një ditë tjetër thotë se 95 % e shqiptarëve nuk do paguajnë taksa. Një mashtrim i kohës së vjetër. Gjenerata ime u rrit me një propagandë se jemi vendi i vetëm p[a taksa në botën. Ishim të vetmit në botë që punonin 8 muaj në vit për shtetin. Kam besim në mençurinë e bizneseve dhe arsyetimin e tyre se këtë buk vale do ia lenë në autobusin e tij”, theksoi Berisha.

INVESTIMI E-DOGANA
Në total investimet për modernizimin e doganave kanë shënuar 180 milion euro, prej të cilave 28 milion për modernizim dhe 80 milion euro në infrastrukturën doganore, të cilat kanë bërë të mundur përfitimet

-Rritja e nivelit te te ardhurave rreth 2 here krahasuar me vitin 2005,

-Ulja e nivelit te kontrollit fizik pas implementimit te sistemit te skanimit nga 100% ne 2005 ne 10% 2012 me tendence ulje te metejshme.

-Ulja e kohes se zhdoganimit (qendrimi i mallrave ne dogane), nga 457 minuta ne vitin 2011 ne 206 minuta ne 2013. Te dhenat jane marre nga sistemi elektronik.

-Reduktimi i dokumentave ne eksport nga 7 ne 3 dhe import nga 8 ne 4 dhe rritja e transpareces ndaj biznesit. 

-Rritjen e transparencës nëpërmjet krijimit të portalit ku cdo biznes mund të konstatoje të gjitha stadet e deklaratës dhe nivelin e kontrollit si dhe mundësia e marrjes së informacionit nëpërmjet fletores zyrtare te pasqyruar ne faqen tone te Web-it.

-Rritjen e nivelit të kontrollit për efekt sigurie 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›