E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mes Bojaxhiut dhe Bashës për Bashkinë e Tiranës



Sherri i nisur pak ditë më parë mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej” cilësohet si nisja e fushatës zgjedhore për zgjedhjet për pushtetin vendor. Megjithëse këto zgjedhje mbahen vitin e ardhshëm, duket se të dyja partitë kanë filluar ta shtrojnë fushën e betejës dhe kryeqendra mbetet sheshi “Skënderbej” dhe Tirana si bashkia më e madhe dhe ku zgjedhjet lokale administrative marrin natyrën e zgjedhjeve politike. Pikërisht në këtë zhurmë kanë nisur edhe zërat e parë që bëjnë me dije spikatjen e dy kandidatëve potencialë të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Janë pikërisht dy figurat qendrore që pritet të përballen ashpër gjatë këtij viti deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale me kreun aktual të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. I pari që përflitet për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës është ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ndërsa i dyti është prezantuar vetëm dje nga ministri i Transporteve, si drejtori i ri Inspektoratit Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar, dhe është Gjergj Bojaxhi.
Prezantimi
Emërimi i Gjergj Bojaxhiut në postin e kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar e bën atë kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës. Kjo për faktin se gjatë këtij viti pritet që Bojaxhi të mbajë peshën kryesore të debatit dhe përplasjeve me Bashkinë e Tiranës jo vetëm për sheshin “Skënderbej” për të cilin lufta sapo ka nisur, por edhe për shumë ndërtime të tjera për të cilat qeveria shpeshherë ka shprehur pakënaqësi për vendimet e Bashkisë së Tiranës.
Gjatë prezantimit, ministri i Transporteve, Olldashi, u shpreh se Bojaxhi do t’u japë përgjigje ligjore të gjitha ndërtimeve pa leje të qytetarëve, por edhe ndërtimeve të pushtetit lokal. “Kemi pasur dhe kemi një problem vazhdimisht shqetësues me situatën e ndërtimeve të paligjshme në territor. Jam i bindur që me këto dy elemente të reja, me kryeinspektorin e ri dhe me ndryshimet në ligj, Inspektorati do t’i përgjigjet shumë më mirë nevojës që ka për të kontrolluar dhe për të ushtruar detyrimet e veta ligjore mbi territorin. Situata është e tillë që nuk kemi më vetëm individë, qytetarë që ndërtojnë në mënyrë ekstraligjore, por kemi filluar së fundi dhe institucione të pushtetit vendor që po abuzojnë me ligjin dhe po ndërtojnë në mënyrë të paligjshme. Besoj që qëndrimi duhet të jetë i njëjtë ndaj të dyja palëve; ndaj shkeljes së ligjit janë njësoj si qytetarët, si institucionet. Jam i bindur se zoti Bojaxhi do t’i japë përmasën e duhur Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar”, - është shprehur Olldashi, duke nënkuptuar nisjen e betejës mes PD-së së përfaqësuar nga Bojaxhi dhe PS-së të përfaqësuar nga Bashkia e Tiranës.
Kandidatët
Gjergj Bojaxhi ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Kompanisë Elektroenergjetike Shqiptare nga e cila dha dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar, duke e cilësuar të përfunduar mision e tij. KESH ka njohur zhvillime pozitive përgjatë drejtimit të këtij institucioni nga Gjergj Bojaxhiu. Gjergj Bojaxhiu iu bashkua strukturave të PD-së në vitin 2005 me krijimin e Komitetit të Orientimit të Politikave. Emri i tij është lakuar rreth një vit më parë si kandidat potencial për postin e kryetarit të Degës së PD-së së Tiranës, por duket se Berisha po e ruan dhe po e promovon për të marrë Bashkinë e Tiranës.
Ndërsa kandidati tjetër është Lulzim Basha, një figurë e re dhe me peshë në Partinë Demokratike dhe në qeveri, pasi mban prej 5 vitesh tri poste të rëndësishme qeveritare. Edhe Basha iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2005 me krijimin e KOP-it dhe menjëherë me krijimin e qeverisë së re ai u emërua ministër i Transporteve, duke marrë një nga postet kyçe të qeverisë. Pas debatit për rrugën Durrës-Kukës dhe akuzave të opozitës për abuzime me tenderin, Berisha zgjodhi ta largojë Bashën nga ky dikaster dhe për t’i dhënë një tjetër portofol të rëndësishëm qeveritar, atë të ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërsa me krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 2009-s, Berisha e emëroi Bashën në krye të Ministrisë së Brendshme. Një post kyç ky që menaxhon të gjithë marrëdhënien e qeverisë me pushtetin vendor dhe favorit për të marrë mbështetjen e partisë si kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale.
Por burimet bëjnë me dije se më favorit është Bojaxhiu, për shkak se atij nuk i duhet të djegë një mandat deputeti, ashtu sikurse Bashës, dhe se është i papërfolur nga opozita. Ndërsa Bashës i duhet të heqë dorë nga mandati i deputetit, megjithëse, sipas burimeve, Berisha mund të përdorë me të skemën e njëjtë që përdori me Olldashin në zgjedhjet e 2007-s. Edhe Olldashi mbante postin e ministrit të Brendshëm dhe hoqi dorë nga ky post dhe nga mandati i deputetit për t’u përballur me Ramën. Pas humbjes në zgjedhje Berisha e mori sërish në qeveri.

Gjergj Bojaxhi, nga KESH-i te Inspektorati Ndërtimor

Gjergj Bojaxhi ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Kompanisë Elektroenergjetike Shqiptare, nga e cila dha dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar, duke e cilësuar të përfunduar mision e tij. KESH-i ka njohur zhvillime pozitive përgjatë drejtimit të këtij institucioni nga Gjergj Bojaxhiu. Gjergj Bojaxhiu iu bashkua strukturave të PD-së në vitin 2005 me krijimin e Komiteti të Orientimit të Politikave. Emri i tij është lakuar rreth një vit më parë si kandidat potencial për postin e kryetarit të Degës së PD-së së Tiranës, por duket se Berisha po e ruan dhe po e promovon për të marrë Bashkinë e Tiranës.

Lulzim Basha, nga Ministria e Jashtme te ajo e Brendshme

Ndërsa kandidati tjetër është Lulzim Basha, një figurë e re dhe me peshë në Partinë Demokratike dhe në qeveri, pasi mban prej 5 vitesh tri poste të rëndësishme qeveritare. Edhe Basha iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2005 me krijimin e KOP-it dhe menjëherë me krijimin e qeverisë së re ai u emërua ministër i Transporteve, duke marrë një nga postet kyçe të qeverisë. Pas debatit për rrugën Durrës-Kukës dhe akuzave të opozitës për abuzime me tenderin, Berisha zgjodhi ta largojë Bashën nga ky dikaster dhe për t’i dhënë një tjetër portofol të rëndësishëm qeveritar, atë të ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërsa me krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 2009-s, Berisha e emëroi Bashën në krye të Ministrisë së Brendshme.

PD-ja, kritika Topit për mosdekretimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë

Maxhoranca e quan të pajustifikueshme vonesën e Presidentit për të dekretuar dy anëtarët e munguar të Gjykatës së Lartë. Që prej tetorit ky institucion funksionon pa 2 anëtarë të tij, numër që pritet të shtohet në maj për shkak të skadimit të mandatit të 2 gjykatësve të tjerë. “Të gjithë juristët në Republikën e Shqipërisë bien dakord që vonesa në emërimin e vendeve vakante është vonesë e pajustifikuar, për më tepër kur është periudhë disamujore. Ne gjithashtu biem dakord në interpretim të germës dhe të frymës së Kushtetutës që nuk duhet të lihet qoftë edhe 24 orë vendi vakant. Pra institucionet duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që brenda afatit kohor të mbarimit të mandatit, të merren njëkohësisht masat respektive që me mbarimin e këtij mandati, të nesërmen institucioni të ketë pasardhësin e tij”, - është shprehur deputeti i PD-së, Viktor Gumi. Por, sipas konstitucionalistit Njazi Jaho, nuk ka asnjë afat ligjor që ta detyrojë Presidentin të nxitojë në këto emërime. “Për Presidentin nuk ka afat kushtetues apo afat ligjor. Bllokohet ose nuk bllokohet puna, varet nga përbërja që mbetet në Gjykatën e Lartë dhe nga volumi i punës. Kur ka një vonesë të theksuar, puna pengohet. Nuk është krejt normale. Përsa i përket çështjes se sa pengohet, si pengohet, këtë përgjigje mund ta japë vetë më mirë Gjykata e Lartë”, - thotë Jaho.
Përveç propozimeve për në Gjykatën e Lartë, Kuvendi është në pritje dhe të 6 dekreteve të tjera të Presidentit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilat gjithashtu duhen zëvendësuar brenda majit. Kushtetuesja shpesh është kritikuar nga maxhoranca për vendimet e saj në konflikt interesi.

9 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›