Berisha mesazh urimi kryeministrit Thaçi
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha i ka dërguar një letër urimi Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 1-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. “Shteti i ri i pavarur i Kosovës, në vitin e tij të parë, ka bërë hapa të mëdha dhe të admirueshëm në forcimin e shtetit ligjor, ekonomisë së tregut në Kosovë, bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar”, - thuhet në letrën e Berishës. “Besoj se ndajmë të njëjtin mendim, - shkruan Berisha, - se që nga 17 shkurti 2008 marrëdhëniet vëllazërore midis Shqipërisë dhe Kosovës janë futur në një fazë krejtësisht të veçantë, në dobi të dy vendeve tona dhe kombit tonë, të forcimit të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në rajon, si dhe në interes të vizionit tonë të përbashkët për integrimin në strukturat euroatlantike”.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009