Topi uron homologun kosovar, Sejdiu
Autori i Lajmit: red.
Në përvjetorin e parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presdenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka uruar homologun e tij, Fatmir Sejdiu, dhe të gjithë kosovarët. Topi në letrën e tij ka thënë se shteti më i ri në rajon dëshmoi bindshëm angazhimin serioz politik dhe vizionin euroatlantik për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik dhe sovran, të lirë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e tij. Presidenti Topi siguroi Presidentin Sejdiu, se mbështetja nga qytetarët e Shqipërisë nuk do t i mungojë kurrë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy shteteve në rrugën e përbashkët drejt së ardhmes evropiane dhe euroatlantike.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009