E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Shteti i Kosovës mrekullia e shekullit XXI”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Edi Rama, përshëndeti njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në një konferencë të posaçme për shtyp, kryesocialisti Rama tha se “shteti i Kosovës është një mrekulli e shekullit XXI”. Sipas Ramës, ëndrra që dukej e pamundur u bë realitet vetëm një vit më parë. Kryesocialisti vlerësoi maksimalisht figurat e liderëve kosovarë në drejtimin e shtetit të ri. Sot një vit më pas, sipas Ramës, Kosova është duke ndërtuar rrugën drejt BE-së. “Për këtë arsye, Kosova po punon për institucione demokratike dhe po drejtohet me sukses nga kryeministri Thaçi e me urtësi nga presidenti Sejdiu. Në emër të PS-së, Rama falënderoi SHBA, BE e partnerë të tjerë ndërkombëtarë të Kosovës që ndihmuan shtetin e ri. Rama shprehu besimin se Shqipëria do të jetë e bashkuar me Kosovën sa u përket aspiratave të njëjta siç është integrimi dhe interesa të tjera të Kosovës.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›