Kolesteroli, sekretet për ta mbajtur nën kontroll
Autori i Lajmit: red.
Kolesteroli është një yndyrë e pranishme në trupin e njeriut. Bëhet fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për organizmin tonë dhe në fakt është një pjesë shumë e domosdoshme për ndërtimin e membranës qelizore, të disa hormoneve e strukturave nervore, përveç faktit që është ushqyes për disa tipa qelizash. Nga ana tjetër, kolesteroli njihet si përgjegjës për disa sëmundje patologjike që kanë të bëjnë me zemrën si dhe atakun kardiak. Sipas studiuesve, ata që duan të gëzojnë shëndet të plotë, mendojnë që në ushqimin e tyre të ketë një sasi kolesteroli edhe në produktet e supermaketeve, jo rastësisht shumë produkte mbajnë si shenjë cilësie nëpër etiketat e tyre sasinë e kolesterolit që përmbajnë. Pra kolesteroli është i nevojshëm për organizmin, por është e nevojshme të mbahet në nivelin e duhur, sepse kur ky nivel kalohet për një kohë të gjatë, sjell probleme për shëndetin, duke e transformuar këtë substancë të rëndësishme për organizmin në një rrezik për të.
Cilat janë nivelet e duhura dhe pse?
Në shumë studime shkencore është thënë se sasia totale e kolesterolit në gjak duhet të qëndrojë në 200 mg/ml dhe kolesteroli LDL ( i quajtur dhe kolestroli i keq) nuk duhet t i kalojë 130-160 mg/ml. Në rastet kur kalohen këto kufij bëhet fjalë për hiperkolesterol dhe është e nevojshme të merren masa për të për të sjellë nivelin e kolesterolit në vlerat e duhura.
Nga vjen kolesteroli?
Si thamë më lart, kolesteroli është një komponent normal i organizmit tonë, por ai bëhet një faktor rreziku për shëndetin kur niveli i tij në gjak kalon kufirin. Një pjesë prodhohet nga disa qeliza për nevoja të organizmit, por nëse rregulli i këtyre qelizave ndryshon, atëherë prodhimi i kolesterolit rritet në mënyrë të ekzagjeruar. Por pjesa më e madhe merret me anë të ushqimeve. Disa produkte ushqimore janë shumë të pasura me kolesterol, ndërsa disa të tjera nuk e kanë fare në përbërjen e tyre. Prodhimet që vijnë nga kafshët për shembull, gjalpi dhe pana kanë sasi të lartë kolesteroli, ndërsa te qumështi, mishi, peshku, ky nivel është mesatar, por te buka, makaronat dhe orizi kolesteroli mungon.
Si merret kolesteroli në gjak?
Kolesteroli merret me anë të ushqimeve dhe duke u përthithur në gjak transportohet me të në organe të ndryshme. Pra nga gjaku kolesteroli kalon dhe në disa struktura të quajtura lipoproteina, kryesisht HDL dhe LDL. Këto emërtime vijnë nga përqindja e kolesterolit, proteinave dhe triglicerideve, dhe në bazë të tyre qëndrojnë disa ndryshime. HDL është kolesteroli i mirë, janë lipoproteina që përthithin kolesterolin nga gjaku dhe e çojnë në organe që kanë nevojë për të. LDL është kolesteroli i keq, janë lipoproteina që kanë aftësi të depërtojnë në muret e qelizave duke i mbingopur ato me kolesterol. Kjo nuk lejon depërtimin e gjakut në sasinë e nevojshme dhe kur këto probleme ndodhin në arterie, mund të çojnë në infarkt. Në disa pacientë me nivel të lartë kolesteroli, ai transmetohet edhe te fëmijët e tyre. Ky çrregullim niveli ndodh sidomos në moshat e reja dhe në këto raste vetëm një terapi mjekësore mund të risjellë në norma nivelin e kolesterolit.
Si ulet kolesteroli
1- Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
2- Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç)
3- Kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.
4- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut sesa të mishit.
5- Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
6- Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.
Si matet sasia e kolesterolit në gjak?
Për të parandaluar ndonjë rrezik që mund të sjellë kolestroli në zemër është e mjaftueshme të bëhen analizat e gjakut, por pa ngrënë ushqim për 12 orë, për të matur sasinë e kolesterolit në disa forma, si: kolesteroli total, që duhet të jetë deri në 200 mg/ml; sasia e HDL që duhet të jetë mbi 40 mg/ml; sasia e LDL që duhet të jetë nën 130 mg/ml. E rëndësishme është dhe niveli i substancave të tjera për të kompletuar kuadrin e përbërësve të gjakut: trigliceridet, deri në 170 mg/ml; apolipoproteina A, duhet të jetë mbi 130 mg/ml; apolipoproteina B, nuk duhet t i kalojë 130 mg/ml. Është e këshillueshme që këto analiza të bëhen çdo dy vjet për personat mbi 40 vjet edhe pse mund të mos kenë simptoma sëmundjeje.
Çfarë duhet të bëjmë për të ulur nivelin?
Aktiviteti sportiv dhe aerobia ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak. Një lëvizje e lehtë për të paktën 30 minuta të paktën 2 ose 3 herë në javë ndihmon në shtimin e HDL lipoproteinave të mira si dhe prodhimin e triglicerideve. Kjo ndihmon edhe në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit apo hipertensionit. Praktikimi i notit, shëtitjeve apo vrapit të lehtë, ecja me biçikletë, përveçse janë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën, është edhe një ndihmesë e madhe për muskujt si dhe për të ruajtur kolesterolin në nivelin e duhur.
Dieta me përqindje të ulët yndyre ul kolesterolin
Ekspertët i kanë nënshtruar vullnetarët ndaj dy tipe të dietave alternative, një me përbërje të ulët yndyrnash dhe një që përmbante shumë yndyrna (që është baras me 40 për qind të kalorive totale që merr organizmi). Ekspertët kanë vënë re se duke kaluar nga dieta e parë në të dytën, niveli i kolesterolit rritej në mënyrë të pashmangshme për të gjithë çiftet e binjakëve, por ndryshe nga një çift në tjetrin. Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor i mirë dhe zbatimi i terapive të këshilluara nga specialistët, të gjitha sjellje që janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës.
Ushtrime fizike për të ndaluar sëmundjen
Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundohuni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Tri herë në javë duhet të kryhen ushtrime fizike nga të gjithë personat që i kanë kaluar të 25-t, pasi pas kësaj moshe trupi i njeriut fillon të humbasë energjitë e tij dhe të përthithë sa më shumë yndyrna. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç), kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Gjashtë këshilla japin specialistët për të larguar kolestrerolin, ato vlejnë si për meshkujt ashtu edhe për femrat, kanë të bëjnë kryesisht me ushqimet.
Interpretimi i nivelit:
Kolesteroli i përgjithshëm Kategoria
më pak se 200 niveli i duhur
200 - 239 në rrezik
240 e sipër i lartë
Kolesteroli i keq Kategoria
më pak se 100 shumë mirë
100 - 129 normal
130 - 159 në rrezik
160 - 189 i lartë
190 dhe më shumë shumë i lartë
Kolesteroli i mirë Kategoria
60 ose më shumë niveli i duhur - ndihmon për të ulur kolesterolin
më pak se 40 në rrezik të madh - rrit rreziqet për t u sëmurur nga zemra
Kur ka shumë kolesterol në gjak, depozitohet në muret e arterieve
Si shkaktohen sëmundjet e zemrës nga yndyra në gjak?
Shumë kolesterol (pra, yndyra në gjak) në trup rrit shanset për të pasur sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut. Kur ka shumë kolesterol në gjak, depozitohet në muret e arterieve. Arteriet ngushtohen dhe rrjedhja e gjakut që furnizon muskujt e zemrës ngadalësohet ose bllokohet. Gjaku furnizon zemrën me oksigjen dhe, nëse një sasi e mjaftueshme oksigjeni nuk arrin në zemër, ju mund të keni dhimbje në gjoks. Në rastet kur ka bllokim të plotë të furnizimit të zemrës me oksigjen, rezultati është atak në zëmër.
Në trup ndodhen 2 lloje kolesteroli: Lipoproteinë me dendësi të vogël (Kolesteroli i keq) dhe me Lipoproteine dendësi të madhe (kolesteroli i mirë). Këto janë dy format që kolesteroli udhëton në gjak. Kolesteroli i keq ka pak proteina dhe shumë kolesterol, ndërsa Kolesteroli i mirë ka shumë proteina dhe pak kolesterol.
Kolesteroli i keq është burimi kryesor i bllokimit të arterieve. Kolesteroli i mirë punon duke pastruar kolesterolin nga gjaku.
Trigliceridet janë një yndyrë tjetër në gjak. Studimet tregojnë që nivelet e larta të tyre në gjak janë të lidhura me sëmundjet e zemrës.
Cilat janë simptomat e kolesterolit të lartë?
Kolesteroli i lartë nuk ka simptoma. Kështu që shumë njerëz nuk e kuptojnë kur kanë nivel të lartë kolesteroli. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të dini se çfare niveli kolesteroli keni dhe të ulni nivelet, sepse nivele të ulëta pakësojnë shanset për t u sëmurur nga zemra dhe në rast se keni sëmundje të zemrës pakëson shanset e vdekjes nga këto sëmundje.
Çdo njeri mbi moshën 20 vjeç duhet të kontrollojë nivelet e kolesterolit çdo 5 vjet. Testi që bëhet quhet profili i lipoproteinës. Ky test përfshin: Nivelin e përgjithshëm të kolesterolit; Nivelin e kolesterolit të keq; Nivelin e kolesterolit të mirë; Trigliceridet.
Rrisqe të tjera
Pra, siç e thamë, rritja e përqindjes se kolesterolit në gjak përbën faktorin kryesor të sëmundjeve të artereve, kryesisht të zemrës. Kolesteroli është një faktor gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe i sëmundjeve trombo-embolike.
Kur përqidja e kolesterolit në gjak ngrihet, formohen disa grimca yndyre, që ngjiten në faqet e artereve, këto grimca formojnë një shtresë yndryre, që vjen nga dita në ditë duke u zmadhuar, e që sjell si rrjedhojë, zvogëlimin e diametrit të arterieve, deri në bllokimin total të tyre. Bllokimi i artereve nuk lejon më qarkullimin e gjakut. Kur gjaku nuk ka më mundësi të qarkullojë, qelizat e këtyre artereve vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe elementeve ushqyese.
Në këtë raste, mund të kemi sipas arteres të bllokuar, infarktus të myokard (infarkt) kur bllokohen arteriet e zemrës, aksidente vaskulare cerebrale, që mund të shoqërohen me hemorragji të brendshme kur bllokohen arteriet e trurit, ose afeksion të gjymtyrëve inferiore..
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009