Pulsi i përshpejtuar tek gratë, rrezik nga infarkti
Autori i Lajmit: red.
Matja e pulsit tek gratë në momentet kur pushojnë është mënyrë e thjeshtë dhe e lirë që të vërtetohet a i kërcënon rreziku që të përjetojnë infarkt apo të vdesin nga sëmundjet e zemrës, porosit ekipi i ekspertëve amerikanë nga universiteti ”Xhorxh Uashington”.
Në 129.135 gra, të cilat e kanë kaluar menopauzën dhe s kanë pasur histori të sëmundjeve të zemrës, mjekët konstatuan se ato me rrahje më të shpejta të zemrës në momentet e qetësisë, kanë për 26 për qind më shumë rrezik nga infarkti apo vdekja nga sëmundjet kardiovaskulare sesa gratë, ritmi i të cilave i zemrës në qetësi, është më i ngadaltë, shkruan Reuters.
Disa studime më të hershme, ritmin e shpejtë të zemrës tek meshkujt në gjendje qetësie e kanë sjellë në lidhje me problemet e përmendura shëndetësore, por tek gratë kjo lidhje ishte e pasigurt, sidomos pse deri më tani në studime të tilla nuk kanë marrë pjesë një numër i mjaftueshëm i tyre.
Sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë. Ato i shkaktojnë shtresat e yndyrshme që i forcojnë dhe bllokojnë arteriet, shtypja e lartë e gjakut që dëmton enët e gjakut dhe faktorë të tjerë. Është konstatuar se gratë, zemra e të cilave në 1 minutë rreh më shumë se 76 herë, kanë pothuajse 1/3 e rrezikut që të përjetojnë infarkt apo të vdesin nga sëmundjet e zemrës prej atyre, pulsi i të cilave në gjendje qetësia rreh 62 herë apo më pak.
“Duhet pasur parasysh se ky rrezik as për afër nuk e përbën atë që e shkakton duhani, por megjithatë është i rëndësishëm nga pikëpamjet klinike”, paralajmëron Juditte Hsia, e cila udhëhoqi këtë studim. Ekipi amerikan mori parasysh edhe faktorë të tjerë për të cilët dihet që e rrisin rrezikun nga problemet me zemrën, siç janë shtypja e lartë e gjakut, niveli i lartë i kolesterolit, konsumimi i alkoolit, ndërsa pjesëmarrëset në këtë studim janë përcjellë gjatë tetë vitesh.
Ndonëse në gjendje qetësia, pulsi është dukshëm më i ulët tek njerëzit me kondicion të mirë fizik, ekspertët amerikanë theksojnë se me metodat e tyre mund të parashihet rreziku nga sulmi në zemër, pavarësisht në atë sesa një grua është fizikisht aktive. Ata theksojnë se nuk është konstatuar lidhja mes pulsit të përshpejtuar në gjendje qetësie dhe kolapsit.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009