E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masazh bimor në shtëpi kundër nervit shiatik

Autori i Lajmit: red.
Shiatiku vertebral i zakonshëm në shumicën e rasteve vjen si pasojë e një problemi diskoradikular, pra si pasojë e një konflikti midis diskut vertebral dhe rrënjës nervore që i korrespondon. Sipas mjekëve, shpesh shkak i kësaj patologjie bëhet një hernie diskale (prishje e diskut ndërvertebror). Në shumicën e rasteve, mjafton një trajtim me ilaçet e duhura për t u shëruar. Në raste të tjera, kur dhimbjet vazhdojnë, mjeku mund t ju propozojë kortizonikë dhe në rast se nuk arrihet sukses, duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale. Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej gjashtë muajve nga këto dhimbje, ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë.
Simptomat
Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërci në formë disku. Ky disk ndihmon në mosfërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës kurrizore. Kur ky jastëk dëmtohet, ai humbet formën e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët ë nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave. Dhembja që shkaktohet është më e fortë në mes. Kjo dhembje është dhe një nga shenjat kryesore të kësaj sëmundjeje. Dhembja është e padurueshme dhe të mbërthen në vend. Edhe lëvizja më e vogël të shkakton dhimbje, ku nuk mund të përkulesh as trupin. Kjo dhembje përhapet gjatë gjithë këmbës, gjatë projektimit të nervit shiatik. Kur sëmundja përparon, forca e këmbës ulet shumë, anësia hollohet, gjithashtu ulet shumë dhe aftësia për punë.
Masazhet
Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen cdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vajgruri, 4 lugë gjellë vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një enë dhe lihen në qetësi për pesë orë. Pasi kjo përzierje të marrë trajtën e pomadës, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Menjëherë pas përdorimit, ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure.
Çajrat
Një tjetër mënyrë është edhe çaji i përgatitur nga gjethet e urthit. Gjetheve të njoma të gjetheve të urthit, u shtohen katër gota me ujë dhe lihen për t u zier për 20 minuta. Pasi kullohet pihet nga një filxhan esëll në mëngjes dhe një filxhan tjetër para gjumit. Çaji pihet i ëmbëlsuar me mjaltë. Kjo kurë vazhdon për një muaj. Një tjetër mënyrë për të lehtësuar dhimbjet e nervit shiatik është edhe përdorimi i koreve të shelgut, gjethe dhe sythe mështekne, lulet e shtogut, lulet e blirit, si dhe gjethet e hithrës dhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzihen, merret një lugë nga kjo përzierje dhe zihet në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta me 200 miligramë ujë. Më pas kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merren katër lugë dhe vlohen për pesë minuta në gjysmë litri ujë. Më pas ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet çdo dy orë, nga një gotë çaji, por që të jetë shumë i nxehtë. Dhe kura e fundit është ajo e përgatitur nga kallinjtë e bredhit të bardhë, të cilët zihen në 200 mililitër ujë. Pasi kalon dy orë kullohet dhe ëmbëlsohet më mjaltë. Ky çaj pihet i ngrohtë esëll çdo mëngjes dhe në mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.
Masat që duhet të merrni
Duhet të ndiqet me korrektësi trajtimi i dhënë nga mjeku gjatë kohës së përcaktuar. Nuk duhet besuar që me qëndrimin pushim në shtrat do të shëroheni përfundimisht. Qëndrimi në shtrat rekomandohet vetëm kur dhimbja të pengon të lëvizësh, duke respektuar kështu atë çka kërkon vetë trupi. Asnjë studim nuk ka provuar së lëvizjet fizike gjatë kësaj sëmundje duhen shmangur. Lëvizja sjell një shërim më të shpejtë. Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pas 2-3 muajsh, pavarësisht nga trajtimi me ilaçe, duhet të këshilloheni përsëri me mjekun. Në rast dhimbjesh lumbare që vazhdojnë, ushtrimet kinezoterapike janë të nevojshme gjatë disa javëve për të forcuar muskulaturën e kurrizit dhe mobilizuar zonën lumbare. Në rast dhimbjesh lumbare të përsëritura pas një episodi shiatik, mjeku mund të kërkojë në mënyrë preventive seanca kinezoterapie. Nëse dhimbjet shtohen dhe nëse një dobësi e këmbës vihet re, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.
Trajtimi
Trajtimi duhet ndryshuar dhe duhen bërë analiza plotësuese. Kjo sëmundje nuk duhet dramatizuar, shiatiku është shenjë e dobësisë së pakthyeshme të organizmit. Kirurgjia nuk këshillohet veçse në raste të rralla. Përsëritja e shiatikut nuk do të thotë se është sistematike. Nuk duhen ndaluar veprimtaritë. Kjo do të ishte e dobishme për uljen e dhimbjeve, e njëkohësisht dhe për moralin tuaj. E rëndësishme është që të kujdeseni për rastet që vërtet shkaktojnë dhimbje. Një antalgjik (qetësues dhimbjesh) i thjeshtë mund ta lehtësojë një dhimbje të veçantë. Por nëse dhimbja vazhdon t ju shqetësojë, konsultohuni me mjekun. Kujdes! Sapo dhimbja të lehtësohet, filloni menjëherë të lëvizni. Një krizë shiatiku mund të jetë një rast i vetëm. Por megjithatë, kjo s do të thotë që pas saj të keni dhe raste të tjera të kësaj sëmundjeje.

Këshilla praktike
20-40 vjeç, është mosha te të cilët shfaqen më shpesh dhimbjet e nervit shiatik
90 për qind, e të sëmurëve që vuajnë nga kjo dhimbje mund të shërohen duke i bërë masazhe këmbës
6 muaj, është koha që duhet të kalojë, më pas i sëmuri mund ta këtë të domosdoshme operacionin
Përdorni 2 aspirina çdo ditë, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve
Gjatë kohës që jeni duke parë TV mbani këmbën lart duke vendosur një jastëk poshtë saj
Kur keni dhimbje qëndroni shtrirë për 3 ditë në një krevat të fortë
Mos ngrini pesha të rënda, apo të bëhen lëvizje të sforcuara, pasi ngacmon nervin
Këshillohet të evitoni qëndrimet në karrige ose kolltuke shumë të butë
Mbani një dietë të pasur me fruta perime
Përdorni korse në mënyrë që beli të mos përkulet, për të mos ngacmuar nervin
Mjekët këshillojnë bërjen e kompresave me ujë të ftohtë ose akull të këmbës që ju dhemb
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›