E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Çmimet e apartamenteve shumë të larta

Autori i Lajmit: RedaksiaKryeministri Sali Berisha kundërshton deklaratat e ndërtuesve për krizë. Ai pohoi dje se nuk mund të flasin për krizë ndërtuesit kur çmimet e apartamenteve janë rritur 20 për qind. “Unë nuk injoroj se ndërtuesit mund të kenë vështirësisë, unë e kuptoj se kanë krizë por çmimet janë rritur 20 për qind. Në një kohë kur janë rritur 20 për qind çmimet e apartamenteve ky është treg i shëndetshëm, madje mund të them se në periferi të Tiranës janë çmimet më lart se në periferi të Berlinit dhe kjo sepse ka treg”, - tha dje kreu i Qeverisë. Berisha ka komentuar më tej dhe krizën politike në vend. Ai është shprehur i hapur për të plotësuar çdo “kërkesë legjitime” të opozitës, gjatë një daljeje për shtyp pas kthimit të tij nga samiti i klimës në Kopenhagen. “Jam i hapur gjithnjë ndaj opozitës dhe garantoj se do plotësoj çdo kërkesë legjitime te saj”, u shpreh kreu i qeverise. Ai e ka konsideruar si “lënduese” mungesën e opozitës në Parlament, por theksoi se ai nuk mund të plotësojë kërkesa që do të ishin një “katastrofe” për demokracinë në vend. “Mungesa e opozitës në Parlament është lënduese, por duhet të kemi të qartë se nuk mund të penalizojë këtë vend për shkak të një vendimi pa materie për të bojkotuar Parlamentin. Një vendim gjykate nuk duhet të trajtohet politikisht. Jam i bindur se do të fitoja edhe një tjetër mandat, por kjo nuk mjafton. Fitoj një mandat, por në ketë mënyrë përgatitet një katastrofe për demokracinë dhe vlerat e saj”,- tha kryeministri. Lidhur me regjistrimin e popullsisë ai i qëndron idesë së tij për të identifikuar etninë por dhe fenë e çdo shqiptari. “Regjistrimin e popullsisë e konsideroj moralisht të detyrueshëm që çdo qytetar i këtij vendi të shprehë përkatësinë e tij etnike, të shprehë besimin e tij fetar, natyrisht ligjvënësi do të marrë modelet më të mira të cilat të përjashtojnë spekulimin d he të lejojnë qytetarët të shprehin lirisht origjinën e tyre etnike. Ky nuk është një komb dhe një popull që ka pasur apo ka komplekse me identitetit pasi ka treguar se nderon shumë qytetarët me origjinë greke, qytetarët me origjinë boshnjake, me origjinë maqedonase, serbe apo malazeze, arumunët, romët apo egjiptiane që të deklarojnë haptazi origjinën e tyre”, - tha ai. Lidhur me pjesëmarrjen tij në Samitin për klimën ai ka vlerësuar marrëveshjen e arritur ndërsa ka theksuar se ka kryer një “lobim intensiv” për pavarësinë e Kosovës. “Ka qenë një lobim intensiv për njohjen e pavarësisë se Kosovës. Ne 40 ore qëndrimi kam takuar dhjetëra kryeministra dhe presidente te vendeve qe nuk kane njohur pavarësinë e Kosovës. Ky ka qene lobimi im me intensiv që kam bërë ndonjëherë pasi kushtet ishin vërtet te veçanta”,- theksoi Berisha.Ky lajm është publikuar: 20/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›