E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-ministrave: Takim me vendorët socialistë, të zgjidhet debati

Pak orë pas protestës së vendorëve socialistë për cënim të automonimsë për shkak të uljes së buxhetit, kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar ministrave që të zhvillojnë një tryezë me kryetarët e bashkive dhe komunave që të zgjidhin këtë debat. "Kërkoj që ministrat Bode dhe Basha të organozojnë një tryzë të përbashkët me vendorët dhe të arrihet një marrëveshje mbi bazën e dokumentave dhe të kompensohet çdo qindarkë", tha ai.
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së i ka bërë edhe një herë apel opozitës të marrë rolin e saj në Kuvend. "Duke dashur të ndajmë axhendën e integrimit dhe lëvizjes së lirë me opozitën e ftoj atë që të marrë funksionet e veta në Kuvend. Oferta e bërë është dinjitoze. Janë ligjet dhe reformat në parlament dhe jo thasët me plera ato që përfaqësojnë opozitën shqiptare. Thasët e plerave përfaqësojvë vetëm mafien", u shpreh ai.
Kreu i qeverisë deklaroi se qeveria , parlamenti dhe institucionet kanë një axhendë, axhendën e heqjes së vizave dhe integrimit europian. deklaroi se qeveria , parlamenti dhe institucionet kanë një axhendë, axhendën e heqjes së vizave dhe integrimit europian. Ai bëri me dije se administrate po trajnohet për plotësimin e pyetësorit të KE-së për integrimin në BE. Ai tha se zvëndëspresidenti i KE-së, Antonio Tajani vuri theksin në një vazhdim me vendosmërinë më të madhe të luftës kundër korrupsionit. Kreu i qeverisë tha se kjo maxhorancë do të fitojë luftën ndaj korrupsionit. Kryeministri Berisha foli edhe një herë për luftën antimafia duke thënë se ligji kundër mafias do të zbatohet me toleancë zero. "Qevria ëshë e gatshme të përdorë dekretet për të luftuar mafien. Mafia nuk ka të ardhme", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›