PD-PS akuzat dhe gjyqet ndër vite
07/12/2009
Situata postzgjedhore në selinë rozë
Procesi i numërimit, PS nis akuzat ndaj PD
Shqiptarët dhanë verdiktin e tyre më 28 qershor, ku pasi hodhën në kutitë e votimit zgjedhjen e tyre, menduan se procesi u mbyll. Pas kësaj do të ngriheshin institucionet që diktoi pikërisht vota e sovranit. E thënë dhe e parë në këtë mënyrë, krijohet përshtypja se gjithçka u zgjidh, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu. Që kur nisi numërimi i votave, klasa politike u sul kush më shumë e kush më pak të fajësonte kundërshtarin për manipulime të këtij procesi. Ndalur te partia më e madhe opozitare, ajo Socialiste, e cila sikundër dhe kundërshtarja e saj ishte gjithë sy e vesh në këtë garë të ethshme për përfaqësimin në legjislativ. Kështu, duke u përqendruar te shartimi i fushatës së akuzave dhe kritikave mes dy partive kryesore në vend, PD-së dhe PS-së, konkretisht te procesi i numërimit të votave, gjuha e përfaqësuesve të kampit rozë nisi të bëhej gjithnjë e më e egër. Pas publikimit të sondazheve elektorale, të cilat nxirrnin fituese të koalicionin e djathtën, si dhe atmosfera festive që përfshiu mbështetësit e kësaj aleance, irrituan jo pak kundërshtaren e saj, e cila në daljet publike nisi të bëjë me dije shkeljet e vëna re gjatë procesit të numërimit.
Deklarata
Në daljen e tij të parë publike, pas ditës së votimeve, kreu i PS-së, Edi Rama, shprehu shqetësim për përshkallëzimin e veprimeve, sipas tij, trysnuese, kërcënuese, të paligjshme, që ministra të qeverisë të Sali Berishës po bënin në vazhdimësi në qendrat e numërimit në ato zona ku vihej re fitorja e së majtës. Madje, ai shkoi më tej duke akuzuar se “pjesa më delikate dhe më kritike e procesit po degjeneron për shkak të krijimit të një amullie dhe mbi të gjitha për shkak të futjes në terren të njerëzve të paautorizuar, njerëzve të veshur me pushtet, të njerëzve të shoqëruar nga oborrtarë e shërbëtorë të këtij pushteti, që po ushtrojnë një trysni të patolerueshme në shumë e shumë raste dhe në radhë të parë në ato qendra numërimi ku rezultati i Partisë Socialiste shkon duke u thelluar”.
Qëndrimi
Deklaratat e ardhura në vijim nga selia rozë shoqëroheshin gjithnjë e më shumë me gjuhën e akuzave, e cila kulmoi pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, duke nxjerrë fituese aleancën e djathtë. Por sidomos pas krijimit të aleancës së re PD-LSI në qeverisjen e radhës, lidershipi socialist vendosi të qartësojë në mënyrë të prerë qëndrimin e PS-së ndaj institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve, bojkot të Kuvendit deri në transparencën e këtyre zgjedhjeve do të ishte hapi i radhës që do të hidhte PS-ja, edhe pse një vendim i përqafuar në unanimitet nga përfaqësuesit e kësaj partie. Megjithatë, një vendimmarrje e tillë vijon të respektohet dhe sot, gati 6 muaj nga mbajtja e këtyre zgjedhjeve. Por ndërkohë, për ta bërë sa më bindëse dhe për t’ia arritur qëllimit, drejtuesit socialistë kanë projektuar një strategji, e cila në qendër të saj ka organizimin e protestave.
Deklarata
“Ne jemi këtu për të garantuar Shqipërinë dhe shqiptarët se jemi shumë të vendosur që t’i shkojmë deri në fund këtij procesi, ashtu si kundër jemi shumë të vendosur që t’i bëhemi barrikadë kësaj krijese, që po del nga marrëveshja e ulët, më e neveritshmja marrëveshje në historinë e këtyre 18 vjetve, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.”
Ankimimi
“Duam me çdo kusht mandatin e 9-të në Fier, duam pa asnjë kompromis rinumërimin publik të një sërë kutish në Berat, Shkodër, Tiranë dhe gjetkë, ku rezultati është deformuar me mekanizma të paligjshëm. Rezultati i deritanishëm mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit është krejtësisht i manipuluar, ndaj askujt të mos i shkojë ndër mend se ai do mbetet pa u zbardhur.”
Fieri
“Jam këtu për të ritheksuar atë që është theksuar dy herë brenda ditës së sotme: që Sali Berisha duhet të largojë duart nga mandati i nëntë i Partisë Socialiste në Fier dhe duhet të largojë duart në tërësi nga një proces që po degjeneron nga ora në orë në një farsë, i cili po merr përmasat e një torture për njerëzit, që prej netësh, qysh se nuk mbahet mend tanimë, qëndrojnë për të nxjerrë nga kutitë e fshehta të votimit vendimin e popullit.”
Mesazhi
“Ne nuk jemi Sali Berisha apo Ilir Meta, që tjetër thonë e tjetër bëjnë. Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, forca e parë politike në vend, që sot kemi detyrë të pashmangshme mbrojtjen me çdo kusht të lirisë e të demokracisë në vend, mbrojtjen me çdo çmim të interesave të vendit e të popullit të dhunuar në vullnetin e tij sovran, mbrojtjen me çdo mjet të së drejtës e të dinjitetit të çdo zgjedhësi që ka votuar më 28 qershor, për t’u ndarë nga e shkuara. Sepse vërtet koha është e maskarenjve, por Shqipëria është e shqiptarëve.”
Vendimi
“Ne nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga mbrojtja e interesit të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të mos lejuar që në vitin 2009, në mes të Evropës, vota të cenohet dhe vullneti i popullit sovran të deformohet. Jemi shumë të vetëdijshëm se ka pasur ndërhyrje përmes një sërë mekanizmash në procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe se rezultati ka deformimet e veta. Do të bëjmë çmos të provojmë gjithçka që mund të provojmë.”
Ultimatumi
“Vetëm transparenca para popullit sovran e shpëton Parlamentin e ardhshëm nga mungesa e opozitës, e cila, po u shkel në të drejtat e saj kushtetuese e ligjore mbi procesin zgjedhor, nuk do ta njohë Parlamentin dhe do të ndjekë rrugën e protestave popullore për shpëtimin e demokracisë. Ne do të kërkojmë hetimin e plotë të dokumentacionit zgjedhor në një sërë gropash të zeza të 28 qershorit.”
Kryeministri Berisha sulmon në aspektin personal kryesocialistin Rama
“Vuan nga një kompleks patologjik i tmerrshëm”
Kryeministri Sali Berisha dhe Partia Demokratike javët e fundit e kanë vendosur Edi Ramën në epiqendër të akuzave të ashpra si në aspektin privat, ashtu dhe në atë të ushtrimit të detyrës si kryetar Bashkisë së Tiranës. Në seancën plenarë të 26 nëntorit kreu i qeverisë ka përdorur një gjuhë mjaft të ashpër ndaj opozitës shqiptare dhe veçanërisht kreut të saj. Këtë herë Berisha nuk ka sulmuar në rrafshin politik, por për herë të parë i është përgjigjur kundërshtarit të tij politik me të njëjtën monedhë, duke e sulmuar atë në rrafshin personal. “Çfarë burri është ai, çfarë bashkëshorti është ai, që akuzon gruan se e ka të birin me babanë e vet? Cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës? Cili është ai burrë, shqiptar apo ballkanas, që nxjerr gruan e tij lakuriq në sy të botës? Cili është ai burrë që ngrihet në mes të natës nga shtrati i gruas dhe shkon te shtrati i Dashit? Apo ai që rreh te “Piazza” dhe i mbush turinjtë me gjak bashkëshortes? Ti, zoti Rama, vuan nga një kompleks patologjik i tmerrshëm, si askush tjetër”, - ka deklaruar Berisha. Por akuzat e kryeministrit vazhduan më tej. Në një konferencë për shtyp mbrëmjen e datës 29 nëntor kryeministri Berisha ka përdorur një gjuhë tepër të ashpër ndaj kresocialistit Rama, duke e akuzuar atë si kreun e mafies së Tiranës. “Edi Rama drejton mafien më të rrezikshme”, - tha ai. Ndërkohë në datën 3 dhjetor, po në një konferencë për shtyp, Berisha publikoi një dosje me emra politikanësh dhe binezmenësh, të cilët në shkelje të ligjeve kishin marrë nga Rama të gjithë bashkë rreth 500 mijë metra katrorë troje, me një vlerë prej 750 milionë euro.
2 korrik 2009
Kryeministri Sali Berisha ka bërë përgjegjës drejtues të lartë të PS-së për problematikën, përplasjet dhe tonet e ashpra të përdorura gjatë natës së dy ditëve më parë në Fier. “Ata kanë frikë nga rezultati i vërtetë, ata donin që në Fier të përcaktonin rezultatin me hu, me dhunë. Arsyeja e vetme është se donin të përcaktonin rezultatin me policët e bashkisë së Edi Ramës dhe me menaxherët apo kryepunëtorët e Koço Kokëdhimës. Nëse zoti Rama donte rezultatin e vërtetë të qendrave të panumëruara në Fier, pse donte të nxirrte atë rezultat me dajak dhe kërcënime me kushtrime nga Tropoja gjer në Gjirokastër për t’u mbledhur?” - është shprehur Berisha.
29 korrik
Kryeministri Berisha ka mbajtur një qëndrim tejet kritik ndaj vendimit të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i cili vendosi që mbledhja e dy ditëve më parë e Asamblesë Kombëtare të PS-së të zhvillohej pa praninë e medieve. Ai tha se përmes këtij vendimi Rama imitoi diktatorin komunist Enver Hoxha. “Enveri i mblidhte në këtë mënyrë. Por pikërisht se bëri ato imitime pësoi atë që pësoi dhe garantoi se do ta pësojë sa herë që ta provojë”, - tha Berisha. Ai shtoi se për këtë gabim të madh Rama duhet të kërkojë menjëherë falje, pasi Partia Socialiste nuk është pronë e tij personale.
5 shtator
Partia Demokratike ka dënuar fuqishëm vendimin e Partisë Socialiste për të bojkotuar Parlamentin. PD-ja deklaron se me vendimin e bojkotit të Parlamentit, tërësisht në funksion të karrierës së tij politike, Edi Rama ka si qëllim të vetëm bllokimin e procesit të heqjes së vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke dëmtuar në këtë mënyrë qindra e mijëra të rinj shqiptarë, që presin me padurim të lëvizin të lirë në Evropë, ka ndëshkuar qindra e mijëra familjarë, që po me aq padurim presin të lëvizin të lirë drejt fëmijëve dhe familjarëve të tyre në emigracion.
26 nëntor
“Ky zotëri me gjuhë halabaku, që vetëm përgojon familjen time, vuan nga komplekse patologjike të tmerrshme. Çfarë burri është ai, çfarë bashkëshorti është ai, që akuzon gruan se e ka të birin me babanë e vet? Cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës? Cili është ai burrë, shqiptar apo ballkanas, që nxjerr gruan e tij lakuriq në sy të botës?”, - tha Berisha.
1 dhjetor
“Përpjekjet e opozitës, misionarët e saj të dërguar në Bruksel nga Edvin Rama, siç ka dërguar të birin e Sul Bushatit për të lobuar kundër liberalizimit të vizave, ju garantoj se do të shumëzohen me zero. Trillimeve dhe shpifjeve askush nuk mund t’u besojë dhe nuk mund t’i vlerësojë”, - ka deklaruar kryeministri Sali Berisha nga Elbasani.
3 dhjetor
Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se drejton klanin më të rrezikshëm punistomafioz në vend. “Ditët e fundit kupola punistomafioze, me kryetarin e saj Edi Rama, te klubi i Fidelit deklaroi se nuk na duhen të huajt”. Kjo është dëshmia më e qartë se ky grup, kjo kupolë ka vetëm interesa mafioze”, - tha kryeministri Berisha.
Edi Rama objekt i akuzave dhe sulmeve të kryeministrit dhe Partisë Demokratike
Nga akuzat për mosnjohjen e zgjedhjeve, deri tek aleanca punistomafioze
Akuzat dhe kundërakuzat e kryeministrit Sali Berisha dhe të forcës politike që ai drejton në adresë të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kanë marrë trajta të fuqishme me kalimin e kohës. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, mosnjohja e tyre nga lidershipi i opozitës solli ashpërsimin e gjuhës së kreut të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. Rama në deklaratat e mazhorancës është cilësuar si njeriu që shkon kundër interesave evropiane të vendit, si njeriu që kërkon me çdo kusht të bëhet kryeministër, si personi që ka luftuar kundër rrugës së kombit. Kryeministri Berisha ka drejtuar në vazhdimësi gishtin e akuzës ndaj rivalit të tij kryesor politik. Mazhoranca pas deklaratave të kryesocialistit Rama se zgjedhjet treguan mbështetjen e madhe të shqiptarëve ndaj tij pavarësisht rezultateve, tha se “në rajonin e Ballkanit ka pasur vetëm një politikan që pas çdo disfate deklaronte se ndihej më i fortë se kurrë, dhe ky ishte Sllobodan Millosheviçi. Çdo imitim i tij është një donkishotizëm”. Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve Berisha tha se priste një mesazh apo telefonatë nga Rama për ta uruar për fitoren, gjë e cila nuk ndodhi. “Edi Rama do të mbetet në historinë politike të vendit si politikani i shanseve të humbura. Kishte shansin të më telefononte, por e humbi”, - tha Berisha më 17 korrik. Një përplasje tjetër mes Berishës dhe Ramës ishte ajo me karakter familjar. Pasi Rama sulmoi familjen e Berishës, PD-ja u përgjigj më 7 gusht se Rama është “kryetari pa mandat i PS-së, që i dha 30 leje ndërtimi Delijorgjit dhe po ndërton qytezën me të, që 70 % të lejeve të ndërtimit në Tiranë i ndau me Shkrelin dhe Eftimin, që zotëron përqindjet e tij në kullat që po ndërton Fideli apo në ato që po ndërton Dashi i tij”. Rreth 10 ditë më pas PD-ja tha se vendi nuk është në krizë ekonomike, por se “në krizë të thellë shpirtërore dhe politike është zoti Rama për humbjen e mandatit të tij”. Ndërsa më 5 shtator nga selia e PD-së Rama akuzohet se me vendimin e bojkotit të Parlamentit, tërësisht në funksion të karrierës së tij politike, ka si qëllim të vetëm bllokimin e procesit të heqjes së vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Pas vendimit të opozitës për të nisur protestat me qëllim presionin për hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 28 qershorit, kryeministri Berisha ka ironizuar kërkesën që Rama u ka bërë qytetarëve të Tiranës për të dalë në protestë. “Tani në vend që të festojë, siç unë e ftova që të dalim së bashku ta përshëndesim këtë akt, shpërndan trakte te ‘Komuna e Parisit’. Kjo nuk është roli që duhet të luash në shoqëri. ‘Komuna e Parisit’ është arkivuar në histori me Gavrosh dhe San Kylo e të tjerë”, - ka thënë kreu i qeverisë. Ndërsa grupi parlamentar i PD-së denoncoi më 23 nëntor ultimatumin 10-ditor të Ramës, duke theksuar se po kërkohet përmbysja e themeleve të sistemit demokratik. Vetë kryeministri Berisha më 24 nëntor, duke iu përgjigjur ultimatumit të Ramës, deklaroi se lëvizje të tilla punistomafioze do të marrin përgjigjen e duhur ligjore. “Ajo çka unë i garantoj aleancës punistomafioze është se me darë të ligjit një nga një do t’ua shkulim dhëmbët dhe pastaj dhëmballët. Nuk do t’u mbetet gjë në gojë”, - deklaroi ai.
10 korrik
Partia Demokratike ka dënuar ashpër qëndrimet e mbajtura nga kreu i PS-së Edi Rama në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit. “I rikujtojmë zotit Rama se në rajonin e Ballkanit ka pasur vetëm një politikan që pas çdo disfate deklaronte se ndihej më i fortë se kurrë, dhe ky ishte Sllobodan Millosheviçi. Çdo imitim i tij është një donkishotizëm”, - ka thënë Berisha.
14 gusht
“Aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës së 4 inspektorëve të policisë Edi Rama me moralin e tij më të ulët, pa prishur pushimet e tij, u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike. Ky bastard i nomenklaturës hoxhiste i lejoi vetes të shpallë të rënët në krye të detyrës si viktima të korrupsionit”, - thotë PD në deklaratën e saj.
21 tetor
“Raporti i Reporterëve pa kufij përcjell një mesazh të qartë për të gjithë editorialistët, botuesit dhe pronarët e medieve në Shqipëri, për shkak se njihet tashmë mirë, dhe ne e kemi denoncuar vazhdimisht shantazhin ose ankandin e ashtuquajtur leje ndërtimi-kohë televizive dhe kreu i PS-së Edi Rama është ideatori dhe ndërtuesi i këtij tregu të turpshëm”, - thotë PD-ja.