Bregu: Përgjigjet, brenda një kohe të shkurtër
07/12/2009 Ministria e Integrimit organizon takimin për pyetësorin e BE-së
Kryenegociatori Drobnjak: Kapitulli për gjyqësorin i rëndësisë së veçantë
Përgatitja për pyetësorin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, për statusin e vendit kandidat, ka mbledhur në një takim të nivelit të lartë, ministra të kabinetit qeveritar, kryenegociatorin kroat zotin Vladimir Drobnjak, përfaqësues të institucioneve të pavarura në vend si dhe ekspertë e koordinatorë të grupeve ndërinstitucionale. I organizuar nën kujdesin e Ministrisë së Integrimit, ministria Bregu tha se 35 kapitujt përbëjnë një sfidë në përmbushjen e kritereve për integrimin e vendit, si dhe u shpreh e bindur se brenda një kohe të shkurtër gjithçka do të jetë gati. “Kapitujt që shtrohen përpara Shqipërisë janë 35. E rëndësishme është për të përmbushur të gjitha këto sfida të integrimit. Kryenegociatori i Kroacisë e tha dhe vlerësoi ndihmën e vendeve të rajonit. Ky në fakt është takimi më i rëndësishëm nga përfaqësuesit shqiptarë, pasi tashmë çdo nëpunës i administratës duhet të kuptojë rëndësinë e pyetësorit, pasi ashtu si elementi politik dhe ai individual ka një rëndësi të veçantë. Ndërsa për sa i përket afateve, ato do të plotësohen brenda një kohe tepër të shkurtër”. E ndërsa për ministren e Integrimit tashmë është përgatitur glosari i MSA–së, si dhe është finalizuar manuali i përkthimit të legjislacionit shqiptar në gjuhën angleze, për kryenegociatorin kroat Vladimir Drobnjak shtimi i një kapitulli të ri që ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtat e njeriut, konsiderohet ashtu si dhe për Kroacinë, një ndër krerët më të rëndësishëm në këtë proces. “Ka një ndryshim pasi është shtuar dhe një kapitull që ka të bëjë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore të njeriut. Ky është një ndryshim i madh kur bëhet fjalë për strukturën e kapitujve, një kapitull ky që në fakt Kroacia po negocion dhe që edhe ju do të negocioni një ditë dhe që shpresoj shumë shpejt. Ai ka të bëjë në mënyrë të veçantë me reformën në gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit dhe të drejtat themelore të minoriteteve”, tha Drobnjak.