Withers: Korrupsioni problemi kryesor

Ambasadori Amerikan John Withers ka deklaruar edhe një herë tjetër se korrupsioni mbetet problemi kryesor për Shqipërinë. Njëherësh ai ka kërkuar t'i jepet fund ndërhjyrjeve në gjyqësor, duke marrë si rast çështjen
"Gërdeci". "Korrupsioni mbetet një nga problemet kryesor me të cilat përballet Shqipëria, në shumë nivele të saj", u shpreh ambasadori. Sipas tij, një çështje tjetër e rëndësishme është pavarësia e institucioneve demokratike, veçanërisht e gjyqësorit. "Një rast që e kemi vënë re ka qenë situata e Gërdecit, shpresojmë të mos ketë ndërhyrje të tillë, ashtu si kemi vënë re", shtoi ai. Sipas Withers, një tjetër çështje shqetësuese për Shqipërinë është liria e medias. "Kohët e fundit kemi dëgjuar për dhunën ndaj gazetarit për shkak të pikëmpamjeve të tij, kjo situatë nuk mund të tolerohet", vazhdoi ai. Sipas ambasadorit amerikan një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar trafikimit të qeneve njerëzore. Withers ka kërkuar edhe përmirësimin e të drejtave të homoseksualëve në vendin tonë. "Kryeministri është angazhuar të miratojë ligjin për të drejtat e këtij komuniteti dhe ne e përgëzojmë për këtë sipërmarrje", vlerësoi ai.
Ambasadori amerikan, John Withers në Konferencën për të Drejtat e Njeriut bëri apel për mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ai tha se përgjatë historisë administratat kanë përdorur rrethana të caktuara për dhunimin e të drejtave civile. "Por deklarata e të drejtave të njeriut dënon dhunimin e të drejtave në çdo rrethanë", shtoi Withers.
Sipas tij sot në shumë vende të botës ndodhin dhunime tejet të rënda të të drejtave të njeriut.