Berisha miraton 19 plane në KRRTRSH
E drejta paraprake për të qeverisur për 4 vjet të tjera i ka dhënë sigurinë Kryeministrit Sali Berisha të vijojë me planet për miratimin e disa vendimeve të rëndësishme. Aq shumë të diskutuara, zona bregdetare në Gjirin e Lalzit dhe parku energjetik e industrial në Porto Romano (të gjitha këto në rajonin e Durrësit), kanë marrë dritën jeshile në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH). Mbledhja maratonë nën drejtimin e Kryeministrit u mbyll me 19 vendime, të cilat më së shumti lidheshin me sektorin energjetik, turizmin dhe ndërtimin e ambienteve të banimit. Kryeministri Berisha e cilësoi këtë mbledhje si tepër të rëndësishme, pasi miratohen një mori projektesh industriale, energjetike dhe turistike, të cilat shkojnë në miliarda euro investime.
Parku energjetik dhe bregdeti
KRRTRSH-ja, në mbledhjen e djeshme, miratoi masterplanin për zhvillimin e integruar të zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos, në Durrës, me sipërfaqe 810 hektarë. "Kjo do të jetë zona më e fuqishme industriale e vendit, që do të gërshetojë një nga nyjat energjetike më të rëndësishme të Shqipërisë dhe Ballkanit dhe një nga zonat industriale më të fuqishme të zhvillimit të vendit", tha Berisha. Brenda kësaj sipërfaqeje do të ndërtohet një TEC, i cili është kundërshtuar nga ambientalistët për ndotjen që shkakton. Në këtë pikë, Kryeministri tha se, krahas studimit ekzistues, të bëhet edhe një studim tjetër për të përcaktuar kapacitetet e termocentraleve me gaz, biomasë, naftë apo qymyr, të cilat, mbi këto kapacitete, prodhojnë ndotje nën kufijtë e lejuar. "Ne nuk kemi asnjë paragjykim është me qymyr, është me gaz apo është me naftë, e rëndësishme është që të mos prodhojë ndotje që nuk e përmban standardi", u shpreh Kryeministri, duke shtuar se, "duhet të kontraktojmë një kompani ndër më seriozet, e cila të na përcaktojë qartësisht se cilat do të jenë kapacitetet energjetike që ne do të mund të ndërtojmë në zonën e Porto Romanos, pa cenuar aspak standardet qoftë për qytetin, qoftë për zonën tjetër mbi gjirin e Lalzit".
Katër fabrika çimentoje
Kryeministri kërkoi nga ministri i Mjedisit që të bëhet sa më shpejt një studim për efektin kumulativ që shkaktojnë fabrikat e çimentove në mjedis. "Brenda kësaj jave të merren të gjitha masat për shpalljen e tenderit për të kontraktuar një nga kompanitë më të mira, e cila do të bëjë studimin kumulativ në një kohë sa më të shkurtër", tha kryetari i KRRTRSH-së, Berisha. Kryeministri u shpreh se në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet për miratimin e lejeve të ndërtimit të katër fabrikave të prodhimit të çimentos. "Ne do i miratojmë ato, por vendimi do të zbardhet vetëm pasi të kemi në dorë studimin serioz mbi efektin e tyre. Kam bindjen më të madhe se adaptimi i teknologjive moderne dhe marrja e të gjitha masave për zvogëlimin e ndotjes i bën ato plotësisht të mundshme", u shpreh Berisha.
Kryeministri
"Asnjë leje ndërtimi
pa parkun e lojërave"
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi po dje, "studimin urbanistik për zonën Qesarakë, në Komunën Dajt, në Qarkun Tiranë". Berisha u shpreh se KRRTRSH nuk do të miratojë asnjë plan urbanistik, në rast se projekti nuk përcakton një sipërfaqe për kënd lojërash për fëmijët. Sipas tij, asnjë vendim nuk do të zbardhet pa u faktuar këndi i lojërave për fëmijët. "Një djalë 15-vjeçar nga Gjirokastra më dërgoi një mesazh ku më thoshte: meqenëse qeveritarët vendorë nuk mendojnë për ne, ju lutem bëni çdo gjë që të kemi kënde lojërash për fëmijët. Shembulli i shëmtuar dhe më i keq është Tirana, në të cilën fëmijët fatin më të madh e kanë të shkojnë e të dalin te Liqeni, por nuk ka një park të vërtetë lojërash", theksoi Kryeministri.
Vendime të miratuara në KRRTRSH
1- Sheshi i ndërtimit për Hidrocentralin Ashtë, në Komunën Bushat, Qarku Shkodër.
2- Shesh dhe leje ndërtimi për depozitat e karburantit në Porto Romano, për shoqërinë "Anoil"
3- Studim urbanistik pjesor dhe shesh ndërtimi për objektin "Kompleks rezidencial banimi me 2,3 dhe 4 kate, me sipërfaqe 21216 m2 në fshatin Lundër, Komuna Farkë. (vendimi do të zbardhet pasi në të përfshihet ndërtimi i kampusit universitar)
4- Masterplani për zhvillimin e integruar të zonës energjike dhe industriale të Porto Romanos, në Durrës, infrastruktura dhe konturet e saj.
5- Shesh ndërtimi për objektin e "Hidrocentralit Lura 1, Lura 2 dhe Lura 3".
6- Studim urbanistik pjesor për Park Logjistik Industrial, në Laknas, Qarku Tiranë.
7- Shesh ndërtimi për fabrikë prodhimi, paketimi dhe tregtimi për produktet blegtorale në fshatin Pezë e Vogël, Komuna Pezë.
8- Shesh ndërtimi për objektin "Tirana Business Park", me sipërfaqe 2.1 hektarë, në Komunën Prezë.
9- Leje për shesh ndërtimi për godinën 1,2,3 dhe 5 kate me destinacion hotel, me 1 kat parkim nëntokë, pranë aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza". (hotel "Hilton", Prezë, me investitor "Albanian Hospitality".
10- Studim urbanistik pjesor, shesh dhe leje ndërtimi për pastrimin mjedisor të Uzinës së Sodë-PVC.
11- Studim urbanistik i zonës Qesarakë, në Komunën Dajt, në Qarkun Tiranë.
12- Studim urbanistik i zonës me përparësi zhvillimin e turizmit Rradhimë - Orikum.
13- Detyra e projektimit, studim dhe shesh ndërtimi për "Fabrikë riciklimi të mbetjeve plastike, në fshatin Bitinskë, Komuna Bilisht"
14- Studim urbanistik pjesor, në fshatin Hamallë, të zonës kadastrale 1925, me sipërfaqe 43.69 hektarë, në Bashkinë Sukth, inv. "Mane TCI" dhe "CSS Property Partners LP".
15- Studim urbanistik pjesor, në zonën 13/E dhe 13/D, në zonën turistike Gjiri i Lalzit.
16- Studim urbanistik pjesor, në territorin me sip. 15.5 ha, në zonën turistike të Gjirit të Lalzit.
17- Studim urbanistik pjesor, në territorin me sip. 9.3 ha, në zonën turistike të Gjirit të Lalzit.
18- Studim Urbanistik pjesor në fshatin Lanabregas, Komuna Dajt.
19- Detyra e projektimit dhe studimi urbanistik për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e bregut në hapësirën bregdetare Derdhja e Vjosës- Hidrovori