Fuqizohet rritja e pagave për punonjësit e bashkive
Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për punonjësit e pushtetit lokal, në bazë të disa klasifikimeve. Zbardhja dhe fuqizimi i rritjes së pagave u bë dy ditë më parë, pas dy muajsh nga marrja e vendimit në qeveri, duke mundësuar shtesa për punonjësit me statusin e nëpunësit civil. Rritja do të merret në muajin gusht, përfshi dhe shtesat që u takojnë për dy muajt që kanë kaluar, pasi vendimi i shtrin efektet financiare nga 1 maji 2009.
Sipas tabelës, paga e grupit nga 11 mijë lekë, bëhet 12 mijë lekë, kurse shtesa për vjetërsi pune është 2 për qind. Shtesat sipas pozicionit shkojnë nga 64 mijë-115 mijë lekë në muaj, për pozicionet e larta, e deri në 31, 41, 52 dhe 60 mijë në muaj.
Shtesa për pozicionin në punë varet nga numri i popullsisë që administron njësia lokale, duke nisur nga 5001 deri në mbi 100 mijë. Rritje page do të përfitojnë edhe punonjësit me status civil në këshillat e qarqeve. Kështu, sekretari i përgjithshëm (I-b), do të ketë shtesë nga 36 mijë deri në 69 mijë, drejtorët e drejtorive do të kenë shtesa nga 23500 deri në 52 mijë lekë në muaj, kurse përgjegjësit e sektorëve do të marrin nga 21500 deri në 45 mijë lekë. Specialist i mesëm, po për punonjësit e qarkut, do të marrin shtesë nga 11500 deri në 31 mijë lekë në muaj, kurse specialistët e thjeshtë do të marrin shtesa nga 10500 lekë deri në 23 mijë lekë në muaj. Të gjitha këto shtesa do të jepen në varësi të numrit të banorëve që ka nën administrim qarku.
Rritje të pagës do të përfitojnë në muajin e ardhshëm edhe punonjësit policisë bashkiake. Konkretisht, pozicioni i kryeinspektorit në policinë bashkiake të Tiranës do të ketë rritje page me 10 mijë lekë të reja, duke e çuar në 80 mijë lekë në muaj shtesë page, inspektorët do të kenë një pagë 63 mijë lekë nga 55 mijë që ishte, kurse punonjësi i policisë bashkiake do të ketë rritje page me 5 mijë lekë. Punonjësit e tjerë që e ushtrojnë profesionin në policinë bashkiake për rajonet e tjera do të kenë rritje mesatare prej rreth 8 mijë lekësh në muaj. Rritjen më të vogël prej 3 mijë lekësh në muaj të pagës do ta kenë inspektorët e bashkive me 5001 banorë.
Të gjitha këto shtesa në paga i referohen masës bruto dhe nuk përfshijnë taksat që u mbahen punonjësve, të cilët duhet të jenë me patjetër me status të nëpunësit civil. Ministria e Financave nuk ka bërë të ditur efektin financiar të këtyre shtesave mbi pagë, por qartëson se do të përballohen nga buxheti i njësive vendore, miratuar në fillim të vitit për të njëjtin qëllim.