Berisha, miseve tw globit: Ju shkelët në vendin e poetëve
Kryeministri Sali Berisha, në fundjavë ka preferuar të takojë dhe të shkëmbejë një bisedë të këndshme me vajzat e bukura të Mis Globit. Gjatë vizitës së djeshme në qytetin e Pogradecit Kryeministri Sali Berisha u takua edhe me vajzat pjesëmarrëse në 'Miss Globe International', një eveniment që organizohet për të pestin vit në Shqipëri nga "Deliart Association". Berisha u kujtoi atyre se kanë shkelur në vendin e poetëve, siç është Pogradeci i Lasgushit. Vajzat pjesëmarrëse nga të 5 kontinentet, kanë nisur prej disa ditësh turin në Shqipërinë Juglindore, ku dhe po njihen me vendet turistike dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë. “Liqeni i Ohrit është ndër më të bukurit. Poetë dhe piktorë kanë kaluar vite jete këtu, duke i dedikuar këtij liqeni vepra dhe vargje”, - tha ndër të tjera z. Berisha, i cili duke iu drejtuar Miss-eve, cilësoi se “ju sot bashkoni këtu bukurinë njerëzore me bukurinë natyrore”.