E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borchardt: Gjermania dhe Shqipëria, partnere në NATO



Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë dhe në përafrimin në Bashkimin Evropian. Ambasadori gjerman në Shqipëri, Berndt Borchardt, bëri dje të ditur se "Gjermania është një mike dhe partnere e besuar e Shqipërisë, dhe në prill të vitit të ardhshëm ne do jemi dhe partnerë në NATO”. Diplomati gjerman ishte dje i pranishëm bashkë me Kryeministrin Sali Berisha në përurimin e stacionit të pompimit për sistemin e ujërave të zeza për Pogradecin, pjesë e programit “Për mbrojtjen e liqenit të Ohrit”, një program i përbashkët midis Gjermanisë, Shqipërisë dhe Zvicrës. Kryeministri falënderoi me këtë rast qeverinë gjermane dhe ndihmën e gjithanshme që ajo i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve. “Qeveria gjermane i ka bërë një dhuratë shumë të bukur Pogradecit, këtij qyteti i cili me natyrën dhe liqenin e tij të mrekullueshëm, do të bëhet një potencial i rëndësishëm turistik jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan”, - tha Kryeministri Berisha, ndërsa informoi se shumë shpejt do të përurohet dhe sistemi i kanalizimeve në këtë qytet dhe do përfundohet rruga Korçë – Qafë-Plloçë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›