E Diel, 1 Nëntor 2026

PDR, dyshuese për votimin e emigrantëve



Reformatorët shprehen dyshues për mundësinë e realizimit të votimit të emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e reja parlamentare të 2009-ës. Përfaqësuesi i PDR-së në Komisionin për Reformën Zgjedhore, z. Tritan Shehu, ndonëse në parim është dakord, nuk ngurron të shprehë pesimizëm për mundësinë e realizimit të tij vitin e ardhshëm. "Jam dakord me nismën, është pozitive, por kam rezerva lidhur me mundësitë reale në realizimin e saj, pasi mund të krijohen dhe çrregullime. Votimi i emigrantëve lidhet me shumë elementë, ndërkohë që neve na duhet infrastruktura brenda vendit, kurse ajo jashtë tij më duket më e vështirë. Për zgjedhjet e 2009-ës jam skeptik nëse mund të realizohet", - tha z. Tritan Shehu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›