Bodgani: Rama fabrikon akuza me altoparlantët e tij
Partia Demokratike vazhdon të hedhë poshtë akuzat e opozitës dhe të shtypit pranë saj lidhur me biznesmenin Damir Fazlliç. Zëdhënësi i kësaj partie, Gerti Bogdani, tha dje se “Edi Rama në politikën e tij të re, kundërshtarëve u rezervon shpifjen, trillimin dhe mashtrimin. Ndërsa për altoparlantët e tij apo bashkëpunëtorët, siç u pëlqen këtyre të fundit të quajnë veten, rezervon poshtërimin, depersonalizimin, dhe keqshfrytëzimin e të gjitha llojeve”. Duke iu referuar akuzave të fundit në media, Bogdani shton se “në akuzën e fundit të fabrikuar nga Rama dhe të shprehur nga altoparlanti i prishur Mero Braçe, deklarohet se krimi më i ri i biznesmenit Damir Fazlliç është se ka blerë toka private në Porto Romano, i cili dihet se do të jetë park energjetik”. Ndërkaq Bogdani e lidh këtë me faktin se Rama dhe Baze kanë konflikt interesash në këtë çështje”.
Me këtë akuzë, z. Rama veçse i ka imponuar Erion Bazes, një akt tjetër në serinë e vetëposhtërimit te tij, mbasi çdo shqiptar e di se pronar kryesor i tokave në Porto Romano është padroni i ri i Bazes, Dulaku, i cili me sa duket sipas Ramës dhe Bazes duhet të vendoste monopolin dhe pronësinë mbi çdo metër katror të asaj zone dhe askush tjetër nuk duhet të blinte tokë pranë pronës së tij”, - thekson Bogdani. Ai thekson se sipas kësaj logjike, të gjithë ata që kanë blerë toka në Porto Romano, ose duhet t’i paguajnë gjobën altoparlantit të ri të Ramës, Erion Baze, ose t’ia dhurojnë tokat pronarit të tij, përndryshe Rama do t’i shpallte kriminelë dhe armiq të Shqipërisë dhe do t’i ndërsente mercenarët e tij dhe hanxharët e krimit.