E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ndan sot pjesën tjetër të pushtetit

Fatmir Mediu pretendon të marrë Ministrinë e Mjedisit, ndërsa partia e çamëve e drejtuar nga Tahir Muhedini ka kërkuar të njëjtën ministri ashtu sikurse Mediu, ose Ministrinë e Punës.

Megjithatë, ende nuk dihet se cilat ministri kryeministri Sali Berisha ka rezervuar për aleatin e vjetër, PR-në, por edhe të riun, PDI-në. Të dy këto parti kanë nga një deputet, të cilët kanë jo pak rol në një moment të tillë, kur diferenca e kartonave në Parlament është e vogël.

Dy ditë më parë, kryeministri Sali Berisha mbylli marrëveshjen me Lëvizjen Socialiste për Integrim, i cili mori tre ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit. Kryeministri Berisha ka premtuar se brenda datës 7 shtator do të formatohet kabineti i ri qeveritar. Në këtë datë, nis seanca e parë parlamentare e Kuvendit të ri. Gjatë kësaj dite, Berisha do të paraqesë kabinetin e ri pranë presidentin Bamir Topi, për ta dekretuar atë, dhe më pas qeveria do të marrë  “bekimin” nga ana e deputetëve, e cila duket se do të kalojë pa problem.

LSI-ja do të drejtojë në qeverinë e re tre ministri, të Shëndetësisë, Ekonomisë si dhe Ministrinë e Jashtme dhe zevendëskryeministrin, rreth shtatë poste zëvendësministrash, nënkryetarin e Kuvendit, dy prefektë, si dhe përfaqësimi në masën 20% në nivel drejtorish në qarqe. 

Ende nuk dihet përfaqësimi i dy partive të vogla. Partia e çamëve, ka kërkuar përveç një posti ministror edhe dy zëvendësministra si dhe ambasador në shtetet e mëdha evropiane ose në Shtetet e Bashkuara.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›