E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti i Kuvendit, PS mbledh sot kryesinë

Deri më tani, kryetari në detyrë Edi Rama ka paralajmëruar se partia më e madhe në opozitë nuk do të marrë pjesë në seancat parlamentare, por kjo ide është kundërshtuar ashpër nga disa prej anëtarëve të kryesisë, si Arben Malaj apo Ben Blushi, etj.

Gjatë mbledhjes së kryesisë, gjithashtu do të vendoset për emrat që do të drejtojnë grupet parlamentare. Gjatë ditës së nesërme, do të zhvillohet mbledhja e parë e grupit parlamentar. Edi Rama mendon se kongresi i mbledhur të shtunën e shkuar, i ka dhënë të drejtën vendimarrjes së partisë për të vendosur për bojkotin.

Ende nuk dihet se kush do ta drejtojë grupin parlamentar. Në tavolinë deri më tani duket se është vendosur emri i Gramoz Ruçit, i cili është shfaqur si mbështetës i Ramës, por nuk përjashtohet edhe ai i Pandeli Majkos, i cili ka zgjedhur heshtjen, e cila paraqitet si mbështetje për kryetarin.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›