Miço: Duhet të jemi në qeveri. Dule të ikë
03/09/2009 Debati në PBDNJ
Nënkryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut Thoma Miço deklaroi qëndrimin e tij për pjesëmarrjen e kësaj partie në koalicionin qeverisës. Në një deklarate për shtyp Miço vuri në dukje se “veprimet e gabuara dhe mungesa e alternativave të kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule po i vuan minoriteti grek, duke i njollosur dhe tjetërsuar moralin e tij, vlera të fituara me shumë mund dhe djersë gjatë 18 vjetve”. Edhe një herë Miço nuk ka harruar të deklarojë qëndrimin e tij kundër veprimeve të kreut të kësaj partie vangjel Dule. “Është në të mirën e partisë dhe të elektoratit të saj që Dule të largohet nga posti që mban për t’u hapur rrugë zhvillime statutore, me qëllim që PBDNJ-ja të rikthehet në rrugën e misionit të saj historik, në vend që ai të shtrijë dorën për pak pushtet të pamerituar”, - vlerësoi Miço sa i takon kësaj çështje. Madje, sipas tij, PBDNJ-ja duhet të jetë në qeveri. “PBDNJ-ja e vërtetë e ka vendin në koalicionin qeverisës, por jo me sharlatanë që i shkaktuan partisë dhe anëtarësisë së saj dëmin elektoral më të madh të të gjitha viteve. Insistimi i Vangjel Dules për të qëndruar në krye të partisë do të rezultojë njëlloj fatal edhe në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit lokal, ashtu siç rezultoi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit”, - vuri në dukje Miço gjatë fjalës së tij, duke iu kundërvënë hapur kreut të kësaj partie.