E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nderon kujtimin e Prof. Selman Riza



Kryeministri Sali Berisha nderoi dje kujtimin e profesor Selman Rizës, në homazhet e zhvilluara pranë Akademisë së Shkencave, me rastin e përcjelljes së eshtrave të Prof. Riza në vendlindjen e tij në Kosovë. Kreu i qeverisë shprehu respektin dhe ndërtimin e tij për profesor Rizën dhe kontributin e tij në shkencë dhe në letrat shqipe. “Profesor Selman Riza është një nga kolosët e gjuhës sonë të bukur, por është dhe një nga kolosët e atdhetarisë, e dashurisë për Shqipërinë dhe Kosovën, i cili nuk u mposht kurrë. Klika obskurantiste e Enver Hoxhës syrgjynosi Selman Rizën duke besuar dhe menduar se do të mund ta mposhte. Ai sot është më i gjallë se kurrë. Selman Riza sot kthehet në Kosovën e tij të lirë dhe të pavarur për të cilën ai punoi gjatë gjithë jetës së tij, si pakkush tjetër. Unë dua të shpreh edhe njëherë nderimin tim më të madh për këtë kolos të shkencës dhe atdhetarisë shqiptare, për familjen e tij, por njëkohësisht edhe kënaqësinë time të madhe që ai, në përputhje me dëshirën e tij, kthehet në Kosovën e lirë dhe të pavarur”, - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›