Ligji 7501, rrëzohen titujt e parë të pronësisë
Komisioni i Tokës për verifikimin e titujve të pronësisë ndarë në ligjin 7501, në Qarkun e Elbasanit, po shqyrton kryesisht kërkesat e bëra nga individët për të cilat ka pretendime se aktet e marrjes në pronësi janë në kundërshtim me ligjin 7501, si dhe në zbatim të akteve nënligjore si VKM 255 për kriteret e ndarjes të tokës bujqësore të vitit 1991 ,VKM 230 për krijimin e komisionit të tokave, VKM 452, dt. 17.10.1992 për rikonstruksionin e ndërmarrjeve bujqësore, VKM 161 dt. 4.8.1993, që ka ndryshime në 452 dhe bëhet fjalë për ndarjen e tokave personave që kanë qenë ish-themelues të ndërmarrjeve bujqësore (NB-ve). Sipas drejtorit të Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë pranë institucionit të Prefekturës të Qarkut Elbasan, Irfan Shurdha, deri tani janë marrë 5 vendime, nga të cilat 3 për pavlefshmëri të plotë për aktet e marrjes në pronësi dhe 2 janë për paplotshmëri të pjesshme. Sipërfaqja e tokës që kalon në pronësi të shtetit në bazë të 5 vendimeve është 36,268 m2. Vendimet për pavlefshmëri të plotë dhe për pavlefshmëri të pjesshme komisioni(ky komision) i ka dërguar në gjykatë për ti konstatuar të pavlefshme edhe gjykata aktet e marrjes në pronësi në mënyrë të plotë ose të pjesshme, duke respektuar ligjet dhe aktet nënligjore të sipërpërmendura. “Konkretisht rasti që kemi trajtuar ka të bëjë me mosrespektimin e VKM 255 dhe VKM 230, i cili ka qenë banor me gjendje civile në fshatin Karkavec, (Librazhd), dhe tokën e ka marrë në fshatin y (Gurrë po të Librazhdit).Kjo është në kundërshtim të plotë me ligjin”, - u shpreh Irfan Shurdha.