Privatizimi 850 milione euro per Albpetrol
Zhvillohet tenderi për privatizimin e kompanisë shtetërore Albpetrol. Në garë morën pjesë vetëm 6 kompanitë, të cilat sollën dokumenta brenda afatit. Gjatë tenderit ra në sy që oferta më e lartë ishte ajo e kompanisë amerikane, me bazë në Çikago, “Silk Road Equaity”, e cila ofroi një vlerë prej 850 milionë euro. Po ashtu, edhe kompania tjetër lindore, “Amber shine”, e cila ofroi një vlerë të lartë për blerjen e kompanisë prej 750 milionë euro. Ndërsa firma gjigande ruse në fushën e gazit dhe të energjisë, GAZprom ofroi një nga vlerat më të ulëta, prej 52 milionë dollarë. Mes 6 kompanive që u ofruan, ishte edhe kompania kanadeze, e cila operon me 12100 për qind të aksioneve të saj në Shqipëri, Bankers Petrolium, e cila ofroi 303. 8 milionë euro
1-Ecolog International -pa garanci oferte, dhe as çmim
2-Gazprom- 52 milionë dollarë
3-Voltro Silkiroad Equite Ltd-850 milionë euro
4-Bankers Petrolium -çmimi 303.8 milionë euro
5-Consorcium Vin Bussines-ofron 297 milionë e 600 mijë euro
6-Amber Shine INC -pa garanci oferte, çmimi 790 milionë euro
Komisioni i drejtuar nga Zv.ministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj përbëhej nga speacialistë të Ministrisë së Ekonomisë, Financave, dhe asaj të drejtësisë. Sipas kreut të komisionit Dervishaj të gjithë anëtarët e komisionit kanë firmosur një deklaratë që nuk kanë konflikt interesi. Gjithashtu Dervishi theksoi se në fazën e parë do të bëhet shqyrtimi i gjithë dokumentacionit.
Faza e dytë e garës është shqyrtimi dhe vlerësimi i ofertave të bëra për blerjen e kompanisë. Në një fazë të dytë pritet të shpallet fituesi, cili do të bëhet publik nga Ministria e Ekonomisë. Brenda vitit 2012, pritet që të ardhurat nga shitja e aksioneve totale të “Albpetrol” të kalojnë në buxhetin e shtetit.
Paketa e aksioneve të Albpetrolit përfshin të gjitha asetet e ndërmarrjes, lejet dhe licencat për shfrytëzim dhe kërkim deri në një periudhë 25 vjeçare, ku përfshihet edhe ajo për transmetimin e gazit dhe shpërndarjes së tij që do të mundësohet nga ndërtimi i gazsjellësit TAP, si edhe të drejtën e blerjes së emrit për të konkurruar në treg.
Historiku
Silkroad Equaity Silkroad Equaity është firma që dha ofertën më të madhe për Albpetrolin shqiptar. Ajo është një firmë e investimeve private me seli në Çikago, me interesa në kompani të larmishme publike dhe private. Silkroad investon kapitalin e vet në kompanitë me pozita të forta në treg, në marka të njohura me potencial të madh rritjeje. Gjatë 20 viteve të fundit, kjo kompani ka investuar në mbi 200 kompani në mbarë botën, investim i përbërë nga më shumë se 5 miliardë dollarë të vlerës së transaksionit.