Reuters per Albpetrol Nje marreveshje e embel
Tenderi për kompaninë e madhe shtetërore shqiptare Albpetrol ka tërhequr vëmendjen edhe të agjencisë prestigjoze mediatike “Reuters”. Sipas “Reuters”, konsorciumi VETRO Energji Silkroad , një konsorcium me bazë në SHBA , ka ofruar 850.000.000 € ($ 1070000000) për Albpetrol, më shumë se dyfishi i vlerës së vendosur nga këshilltarët e shitjes per asetet shtetërore shqiptare të firmës së naftës. Oferta e VETRO Energjisë është e barabartë me 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit ballkanik (PBB). Kjo ishte një nga gjashtë ofertat e hapura të premten në frontin e një audience që përfshinte gazetarët, kompanitë e tenderit dhe bordin shtetëror.
Sipas “Reuters”, qeveria shqiptare lejon që blerësi të fitojë të gjitha asetet mbitokësore të Albpetrol dhe të drejtën për të eksploruar dhe shfrytëzuar puset e naftës dhe gazit në territorin shqiptar për 25 vjet.
Duke e cilësuar si një marrëveshje të ëmbël shitjen e Albpetrolit, qeveria i ka dhënë blerësit të Albeptrol të drejtën për të ndërtuar një rafineri dhe licenca për transportin dhe shpërndarjen e gazit natyror. Më pas, agjencia prestigjioze informon se zëvendësministri i Ekonomisë, Sokol Dervishaj, njëkohësisht edhe kreu i bordit të shitjes, deklaroi në mbyllje të tenderit se dokumentet e ofertës do të shqyrtohen. Ai nuk ka dhënë një datë për shpalljen e fituesit. Po ashtu “Reuters” informon për opinionin se Bankers Petroleum e Kanadasë, e cila ka një marrëveshje për ndarjen e prodhimit me Albpetrol në fushën e naftës, në Patos-Marinzë , ofroi 304.000.000 €, Vin Biznes, firme kineze ofroi 298 milionë dhe Gazpromi rus dha ofertën 52 milionë $.