Dhenia me qira e tokave bujqesore nis verifikimi i te pashfrytezuarave

Komunat apo bashkitë që kanë në varësi territoriale toka bujqësore do të duhet të nisin procesin e verifikimit të tokave që janë të pashfrytëzueshme, me qëllim që t’i japin ato me qera. Udhëzimi i qeverisë që tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare duke marrë fuqi ligjore, parashikon që zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë ose bashki të evidentojnë tokat e ish kooperativave bujqësore të pandara, tokat që nuk janë marrë në përdorim, tokat e pafrytshme si dhe sipërfaqet e tokave pyjeve, kullota apo livadhe.
Referuar udhëzimit, këto toka do të mund të jepen me qira nga drejtuesit e pushtetit vendor, përmes ankandeve publike ku mund të bëhen oferta nga të interesuarit. Pas përfundimit të ankandeve dhe shpalljes së fituesve konform procedurave të përcaktuara, kontrata e qirasë do të nënshkruhet nga kreu i njësisë vendore dhe fituesi duke përcaktuar në mënyrë të detajuar kohëzgjatjen e qirasë dhe detyrimet e secilës palë. Lidhur me çmimin e qiradhënies, udhëzimi parashikon që çmimi dysheme i dhënies së tokës bujqësore me qira, nuk mund të jetë më i ulët se 6 mijë) lekë për hektarë në 1 vit kalendarik.
Tokat bujqësore të pandara jepen me qira për afate kohore 10 vjeçare, për rastet kur toka është e destinuar për kultivim të bimëve të arave apo bimëve dekorative. Për të përfituar një tokë me qira për 35 vite, sipas udhëzimit, duhet që toka të destinohet për vreshta, sera apo fidanishte. Ndërsa për të përfituar tokë bujqësore për një afat 99 vjeçar, toka e marrë me qira duhet të destinohet për ullishte apo për dru të tjerë frutorë.