INSTAT Gusht rritje e cmimeve te produkteve te konsumit

Në muajin Gusht artikujt e konsumit janë tregtuar më shtrenjtë se në muajin korrik. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave për indeksin e çmimeve të konsumit, vërehet se muaji Gusht ka shënuar një rritje të çmimeve me 0.4 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. Mendohet se kjo ka ndodhur për shkak të sezonit turistik sidhe nisjes së sezonit shkollor, kur shtohet kërkesë për blerjen e mjeteve shkollore apo veshjeve.
Ndërkohë, inflacioni në bazë vjetore arriti në 2.8 për qind. Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” shënoi një rritje me 0.8 për qind, ku brenda këtij grupi rritjen më të madhe e kanë pasur zarzavatet me 3.7 për qind. Rritjen më të lartë të çmimeve gjatë këtij muaji e ka pasur çmimi i naftës me 2.6 për qind e çmimi i benzinës me 1.6 përqind.
Muaji gusht shënoi rekord në rritjen e përshpejtuar të çmimeve të karburanteve, ku nafta dhe benzina kanë kaluar vlerën e 200 lekëve. Edhe indeksi i grupit “Argëtim dhe kulturë: ka shënuar rritje prej 0.4 për qind, ku veçohet ngritja e çmimeve për shërbimet e argëtimit me 1.9 për qind.