Komisioni i Ligjeve miraton 4 kandidatët për në KQZ
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot propozimet e dy partive të mëdha për anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Deputeti demokrat Viktor Gumi ka theksuar se theksuar se janë dorëzuar dokumentat për 4 kandidatë të propozuar nga dy partitë e mëdha PD dhe PS.
Sipas tij 4 kandidatët të propozuar nga dy partitë e mëdha dhe konkretisht Denar Biba, Albana Shtylla, Vera Shjefni dhe Hysen Osmanaj i plotësojnë kriteret e kërkuara ndërsa shtoi se nesër kandidaturat do të diskutohen në seancë plenare.
Ndërsa kreu i komisionit të ligjeve Ilir Rusmajli ka deklaruar se nuk është e domosdoshme që propozimet e PS të vijnë në seancë dëgjimore duke shtuar se propozimet e PD-së janë shqyrtuar njëherë nga Kuvendi.
Ndërkohë, deputetët e opozitës në komision i janë referuar sërish kërkesës së tyre për të zgjidhur situatën në Fier duke braktisur sërish mbledhjen e komisionit të ligjeve. “Janë 13 vendime të gjykatës ku është fituese Partia Socialiste të cilat nuk respektohen” theksoi deputeti Pandeli Majko.
vijon..