Berisha në Berat: Do të asfaltojmë çdo rrugë, nga Tomorri në Shpirag
Kryeministri Sali Berisha kërkoi votën më 28 qershor nga Berati. Demokratët zhvilluan mitingun e radhës në Berat nën moton "Shqipëria po ndryshon". Kryeministri hapi dje në mbrëmje fushatën elektorale në këtë qark, ku prezantoi tetë kandidatët për deputetë. Në fjalën e tij Berisha u shpreh se Berati evropian meriton rrugë moderne, duke u zotuar se prioriteti në katër vitet e ardhshme do të jetë investimi për boshtin jugor.
"Ju keni qenë kryeqendra e gjithë zonës dhe do të vazhdoni të jeni të tillë, pasi projekti i katër viteve i qeveris time do të asfaltojë çdo rrugë të kësaj zone nga Tomorri në Shpirag", tha ai. Berisha u shpreh se në katër vitet e ardhshme do të hapen 160 mijë vende pune, biznesi do të ketë mbështetjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë. "Premtojmë se shqiptarët do të lëvizin të lirë brenda 12 muajve të parë të qeverisjes dhe se Berati do të ketë së shpejti universitetin e tij", u shpreh kreu i qeverisë. Berisha i bëri thirrje kryetarit të socialistëve, Edi Rama, që ta kandidojë në garën elektorale, duke u bërë pjesë e listës së socialistëve për zgjidhjet e qershorit. "Zemërthyeri, zemërguri nuk i ka bërë thirrje qytetarëve për t‘u pajisur me karta identiteti, por ka bërë aktin më të turpshëm që mund të bëjë një kryetar partie, duke mos u bërë pjesë e listës për kandidatë për deputetë, pasi është i bindur për humbjen e sigurt", nënvizoi Berisha. Shefi i qeverisë e cilësoi 28 qershorin si një ditë të madhe që vjen pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe vjen pasi 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian firmosën Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. "Këto zgjedhje që vijnë nuk janë vetëm për veten tonë, por janë edhe për të shpërblyer besimin e madh që kombet e vendeve mike, qeveritë dhe parlamentet e tyre dëshmuan duke firmosur për Shqipërinë me besimin e plotë në demokracinë e saj, në njerëzit e saj dhe në ekonominë e tregut", ishte mesazhi që Kryeministri Berisha përcolli për Beratin. "Unë kam besim të madh te ju, te mbarë qytetarët e Beratit dhe Shqipërisë, se këto ditë që të gjithë ata që nuk i kanë marrë letërnjoftimet do t‘i marrin dhe do të shkojnë më 28 qershor të sigurt për një fitore të dytë, si ajo e 22 marsit", shtoi Berisha.