E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Jemi për një qeverisje ndryshe

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, vijoi takimet elektorale në Ferras, Ballsh dhe Patos të Fierit, i shoqëruar nga deputeti aktual dhe kandidati në zgjedhjet e qershorit për këtë qark, Ëngjël Bejtaj. Gjinushi theksoi se më 28 qershor, Partia Socialdemokrate do të fitojë në më shumë se 8 qarqe të vendit. "Më 28 qershor do të përkthehet vullneti juaj, do të përkthehet vullneti i shumicës shqiptare. Ndaj PSD-ja është e sigurt se mbi 8 qarqe, e majta është forcë e parë", deklaroi Gjinushi. "Ndaj ju garantoj një të majtë jo të shkuar, tha ai, por një të majtë ndryshe, që qeveris më mirë, veçanërisht një të majtë që jep një qeveri të ndershme dhe profesionale".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›