E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Bruksel, merr pjesë në samitin e PPE-së

Kryeministri Berisha është nisur sot në mëngjes për në Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane (PPE).
 

Kryetarë shtetesh dhe kryeministra, kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtarë të Partisë Popullore Europiane do të mblidhen në një Samit të zgjeruar, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe në axhendë të tij është përgatitja për mbledhjen e radhës të Këshillit Europian.
 

Mikpritësi i Samitit është Presidenti i PPE-së Wilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›